Dr. Sadmira Gjergji – Mjeke Reumatologe
Dr. Sadmira Gjergji është diplomuar ne dëgën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për periudhën 2009-2015.
Ka kryer specializimin në Reumatologji pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dr. Sadmira Gjergji për periudhën 2016-2019 ka punuar si pedagoge e jashtme në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe nga viti 2021 e në vazhdim pedagoge e jashtme në Universitetin Katolik ”Zoja e Këshillit të Mirë”.
Aktualisht Dr. Sadmira Gjergji mban pozicionin e Koordinatores së Programeve të Specializimeve afatgjata në Mjekësi pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” si dhe mjeke Reumatologe pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.