Shërbimet
Klinika e Fizioterapisë ofron prej vitesh ekspertizën dhe profesionalizmin në ndihmë të zgjidhjes së problemeve të pacientëve.
Stafi
Stafi i specializuar mundëson rehabilitim përmes aparaturave moderne dhe metodave të bazuara në protokolle mjekësore.
Me qëllim shtimin e shërbimeve të asistencës fizioterapike të nivelit të dytë dhe të tretë të ofruara në bazë të standarteve cilësore ndërkombëtare në zonën e Tiranës, dhe të përmirësimit të nivelit teoriko-praktik të fizioterapisë në Shqipëri, OJF Dokita dhe fondacioni “Zoja e Këshillit të Mirë” me bashkëfinancimin e Kooperacionit Italian, kanë krijuar më 2005 Qendrën e Rehabilitimit dhe Mjekësisë Sportive “QRMS”, me qëllim: ngritjen në Tiranë të një qendre didaktike për rehabilitim e cila të veprojë me një rreze më të gjërë veprimi e cila përfshin formimin e fizioterapistëve, ofrimin e shërbimit të rehabilitimit deri tek ndërgjegjësimi i specialistëve në këtë sektor mbi tematikat e lidhura me rehabilitimin.
Qendra e Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive, inaugurohet me 3 dhjetor 2008, dhe bëhet pjesë e këtij shërbimi më të avancuar të Kompleksit Spitalor Universitar “Zoja e Këshillit të Mirë”. Struktura në kompleks është 1.100m², një simbol i “rehabilitimit”, dhe u ngrit në një ndërtesë të vjetër të rikonstrukturuar me zgjedhje arkitektonike mjaft moderne! Hyrja të çon tek zona e recepsionit e programuar për pranimin e pacientëve dhe regjistrimin e prenotimeve për trajtim.
Një korridor i vogël lidh recepsionin me Sallën e pritjes rreth së cilës janë sistemuar kabinat për trajtimet, të pajisura për çdo lloj terapie rehabilituese.Me ndriçim natyral të prodhuar nga ndriçues të fuqishëm të cilët lejojnë kursimin e nevojshëm të energjisë, me një sistem që bashkëprodhon, ventilim dhe ngrohje të lidhur me impiantet diellore. Në një distancë të shkurtër nga zona e kabinave është realizuar një palestër e madhe e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për ushtrimet e ndryshme: parelele, shkalla për ngjitje dhe zbritje, shkalla Suedeze, etj.
Një zonë tjetër është e pajisur me të gjitha mjetet e gjimnastikës me pajisje për tonifikimin muskolar. Impjantet për trajtimin e ajrit janë ndërtuar për të ofruar rehatinë maksimale të mjediseve dhe sistemi i ndriçimit është zgjedhur dhe pozicionuar në mënyrë që të evitojë çdo lloj shqetësimi. Rezultati përfundimtar i veprave ka arritur pritmëritë dhe qëllimet e vëna gjatë projektimit dhe sot, struktura na shfaqet si një pilastër i përsosmërisë së rehabilitimit. Qendra është një nga objektivat e programit të “Qendrës së Rehabilitimit dhe Mjeksisë Sportive” dhe ka parashikuar edhe përgatitjen e profesionistëve me një standart europian dhe ndërgjegjësimin mbi Fizioterapinë, me bashkëpunimin e Institucioneve të ndryshme akademike italiane, dhe deri më tani ka kontribuar në formimin e studentëve të kursit të fizioterapisë dhe diplomimin e profesionistëve dhe një rritje të ndërgjegjësimit mbi këtë temë nëpërmjet seminareve, konferencave, revistave dhe normativave ligjore.
FAQs
Aktiviteti fizik përkufizohet si “çdo lëvizje e trupit e prodhuar nga muskujt skeletorë, e cila kërkon shpenzim të energjisë”.
Në të përfshihen aktivitete të ndryshme siç janë puna, loja në shkollë, kryerja e punëve shtëpiake, lëvizja nga një vend në tjetrin (në këmbë ose me biçikletë) dhe kryerja e aktiviteteve krijuese (kopshtari, vallëzimi, yoga, noti, vrapimi, sportet në grup etj)
Ushtrimi fizik, përveçse ndihmon në uljen e gjendjeve të ankthit dhe stresit[12] të shkaktuar nga karantina, rekomandohet fuqimisht për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve kronike si pasojë e inaktivitetit.
Ushtrimi fizik konsiderohet si një nga elementet kryesore të shëndetit të mirë, pasi zvogëlon rrezikun për të zhvilluar inflamacion sistematik, për të shtuar në peshë dhe gjithashtu për të zhvilluar patologji që mund të kompromentojnë funksionin e sistemit imunitar.