Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Proteza Dentare (Protetikë)

Protetika dentare është dega e stomatologjisë që merret me zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë, duke rikthyer funksionin e përtypjes, të folurin dhe estetikën e buzëqeshjes.

Në klinikën tonë ofrojmë zgjidhje të personalizuara për çdo pacient, duke zgjedhur së bashku opsionin më të përshtatshëm sipas nevojës funksionale, estetike dhe buxhetit.

Llojet e protezave dentare

Protezat ndahen në dy kategori kryesore:

Proteza fikse

Janë proteza që cementohen ose vidhosen dhe nuk hiqen nga pacienti.

Përfshijnë:

  • Kurora (këllëfë) dentare – për dhëmbë të dëmtuar ose të devitalizuar
  • Ura dentare – për të zëvendësuar një ose disa dhëmbë që mungojnë
  • Proteza mbi implante – zgjidhje moderne për pacientët me mungesë dhëmbësh
  • Faseta estetike (veneers) – shtresa të holla qeramike për dhëmbët e përparmë, për formë dhe ngjyrë perfekte


Proteza të lëvizshme

Janë proteza që pacienti mund t’i heqë dhe t’i pastrojë lehtësisht.

Përfshijnë:

  • Proteza totale – kur mungojnë të gjithë dhëmbët në nofull
  • Proteza parciale – kur mungojnë disa dhëmbë
  • Proteza skeletore (metalike) – më stabile dhe më rezistente
  • Proteza me attachment – protezë më estetike dhe më e qëndrueshme
Materiale moderne dhe estetikë natyrale

Sot, falë materialeve të avancuara si zirkonia, disilikati i litiumit dhe qeramikat estetike, protezat mund të realizohen me pamje shumë të ngjashme me dhëmbët dhe mishrat natyralë, duke ofruar rezultate të shkëlqyera dhe afatgjata.

Çfarë duhet të ofrojë një protezë e mirë?

Një protezë cilësore duhet të jetë:

  • Funksionale – përtypje e mirë, artikulim i saktë dhe të folur i qartë
  • Rezistente – të përballojë forcat përtypëse dhe kushtet e gojës
  • Biokompatibile – materiale të sigurta, jo alergjike
  • Estetike – të ruajë profilin e fytyrës dhe të duket sa më natyrale
Konsulta dhe plani i trajtimit

Çdo trajtim protetik fillon me një vizitë dhe konsultë profesionale, ku bëhet vlerësimi i gjendjes së dhëmbëve, mishrave dhe kockës, si dhe hartohet një plan trajtimi i personalizuar me preventiv.

Mjek Stomatolog, Protezist implantolog

Dr. Shefqet Mulla

Mjek Stomatolog, Paradontolog

Dr. Blerina Rrapi

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.