Dr. Sh. M. Blerina Rrapi  është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, në vitin 2013.

Ka kryer Master Universitar të nivelit të II në Implantologji të avancuar dhe kirurgji me vlerësim maksimal në Universitetin Aldo Moro, Bari, Itali.

Prej vitit 2023, Dr. Sh. M. Blerina Rrapi  mban gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

Prej vitit 2014 është mjeke stomatologe pranë  Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë.

Prej vitit 2017 është pedagoge e brendshme e lëndës së Paradontologjisë dhe anëtare e Departamentit të Shkencave Biomjekësore pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Ka kryer një kurs një vjeçar të  Parodontologjisë SIDP në Firence dhe kursin teoriko- praktik të parodontologjisë në Dental Trey, Romë.

Autore e publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Referuese në kongrese ,konferenca e aktivitete shkencore brënda dhe jashtë vendit.

Dr. Sh. M. Blerina Rrapi aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke Stomatologe Specialiste në Paradontologji pranë  Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e  Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.