Dr. Sh. M. Shefqet Mulla është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në vitin 2013, me vlerësim 110 dhe shkelqyeshëm.

Ka kryer Master Universitar të nivelit të II ne Kirurgji Orale dhe Implantologji të avancuar në Universitetin Aldo Moro, Bari, Itali në vitin 2021.

Në Mars 2024 ka përfunduar doktoraturën pranë Universitetit Tor Vergata të Romës, duke marrë gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”.

Prej vitit 2014 është mjek stomatolog pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë.

Prej vitit 2017 është pedagog i brendshëm i lëndës së Paradontologjise dhe anëtar i Departamentit të Shkencave Kirurgjikale pranë Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Lektor i praktikave të lëndëve të Klinikes Odontostomatologjike, Parodontologjisë dhe Protetikës pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë.

Në vitin 2015 ka kryer një kurs trajnimi mbi kadavera për implantet në Berlin, Gjermani, pranë SchutzDental Implant.

Në vitin 2019 ka kryer kursin teoriko-praktik “Veneers direkte dhe Indirekte’” Tiranë, me Prof. Vincenzo Campanella.

Kurs 1 vjeçar në vitin 2013-2014 ka kryer trajnimin 1 vjeçar teoriko-praktik në Parodontologji, me Dott. Marco Clementini, DentalTrey, Romë, Itali.

Autor i publikimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Referues në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore brenda vendit.

Dr. Sh. M. Shefqet Mulla, aktualisht ushtron profesionin e tij si Mjek Stomatolog specialist në protezë, implantologi dhe kirurgji orale pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik  Zoja e Këshillit të Mirë.