Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Pedodontia (Stomatologjia për Fëmijë)

Pedodontia është sektori i stomatologjisë që kujdeset për shëndetin oral të fëmijëve, duke filluar nga dhëmbët e qumështit e deri tek dhëmbët e përhershëm. Vëmendja kryesore i kushtohet parandalimit të kariesit, edukimit për higjenën e gojës dhe krijimit të një marrëdhënieje pozitive të fëmijës me dentistin.

Në klinikën tonë, pedodontia bazohet tek:

  • edukimi për higjenën orale
  • këshillimi për dietën e shëndetshme
  • kontrollet periodike
  • aplikimi i fluorit
  • silanizimi i dhëmballëve (sealants)

 

Kur duhet bërë vizita e parë?

Vizita e parë stomatologjike rekomandohet rreth moshës 2–3 vjeç. Në këtë moshë, fëmija fillon të familjarizohet me ambientin e klinikës dhe mëson në mënyrë të thjeshtë si të kujdeset për dhëmbët e qumështit dhe mishrat.

Qëllimi i kësaj vizite të hershme është që fëmija:

  • të mos e përjetojë dentistin si një eksperiencë stresuese
  • të krijojë besim dhe siguri
  • të fillojë kontrollet e rregullta që në moshë të vogël
Pse janë kaq të rëndësishëm dhëmbët e qumështit?

Dhëmbët e qumështit janë shumë të rëndësishëm, sepse ndihmojnë fëmijën të ushqehet, të flasë, të qeshë dhe të zhvillojë një buzëqeshje të shëndetshme.

Ata shërbejnë gjithashtu si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përhershëm dhe ndikojnë në rritjen harmonike të nofullave.

Edhe pse janë të përkohshëm, dhëmbët e qumështit mund të preken nga kariesi njësoj si dhëmbët e përhershëm dhe mund të shkaktojnë:

  • dhimbje
  • infeksione
  • erë të keqe të gojës
  • probleme në zhvillimin e dhëmbëve të përhershëm


Trajtimi i dhëmbëve të qumështit zakonisht kryhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.

Funksionet kryesore të dhëmbëve të qumështit

Dhëmbët e qumështit:

  • ndihmojnë fëmijën të ushqehet normalisht me ushqime të forta dhe të buta
  • janë të rëndësishëm për përtypjen dhe tretjen
  • ruajnë dhe udhëheqin daljen e dhëmbëve të përhershëm
  • ndikojnë në zhvillimin e nofullave
  • ndihmojnë në shqiptimin e saktë të fjalëve
  • ndikojnë në vetëbesimin dhe në buzëqeshjen e fëmijës


Qëllimi ynë është të ulim rrezikun e problemeve orale në të ardhmen dhe të ndihmojmë fëmijën të ruajë një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur për shumë vite.

Dieta e mirë dhe dhëmbët e shëndetshëm

Dhëmbët, kockat dhe mishrat kanë nevojë për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ushqimet me shumë sheqer dhe pijet e gazuara rrisin rrezikun e kariesit, prandaj rekomandohet që fëmijët të konsumojnë sa më shumë:

  • fruta dhe perime
  • kos
  • djathë me yndyrë të ulët
  • ushqime të pasura me kalcium dhe vitamina
Parandalimi i “Baby Bottle Syndrome” (Sindroma e biberonit)

Prishja e dhëmbëve tek fëmijët mund të parandalohet duke mos e lejuar fëmijën të flejë natën duke pirë qumësht me biberon apo gjatë gjidhënies.

Nëse fëmija ka nevojë për biberon për të fjetur, rekomandohet që ai të jetë i mbushur vetëm me ujë.

Çfarë është silanizimi i dhëmbëve?

Silanizimi është një procedurë parandaluese që ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve nga kariesi. Ai konsiston në aplikimin e një shtrese shumë të hollë resinoze (sealant) në sipërfaqen e dhëmballëve, veçanërisht tek dhëmballët e përhershme sapo të dala.

Kjo procedurë:

  • është e shpejtë
  • është pa dhimbje
  • nuk kërkon anestezi
  • ul ndjeshëm rrezikun e kariesit në dhëmballë
Çfarë është profilaksia me fluor?

Profilaksia me fluor është aplikimi periodik i xhelit të fluorit në sipërfaqen e dhëmbëve, me qëllim forcimin e zmaltit. Fluori e bën dhëmbin më rezistent ndaj acideve të baktereve që shkaktojnë kariesin.

Megjithatë, duhet kujdes që fluori të përdoret në sasi të kontrolluara, sepse sasia e tepërt mund të shkaktojë fluorozë (njolla të bardha në sipërfaqen e dhëmbëve).

Aplikimi i silaneve
Profilaksia me fluor

Dr.-Rebeka-Luca
Mjek Stomatolog

Dr. Rebeka Luca

Dr.-Eleni-Toma
Mjek Stomatolog

Dr. Eleni Toma

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.