Dr. Rebeka Luca është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me temën: “Analiza e ndryshimeve skeletore dhe dentoalveolare në subjektet me malokluzion të klasës së II, të trajtuara me terapi funksionale në fazën parapuberale vs. puberale.”, nën udhëheqjen e Prof. Paola Cozza.

Dr. Luca ka kryer provimin e shtetit në Universitetin Tor Vergata, Romë dhe është licensuar pranë Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë.

Aktualisht Dr. Luca është duke ndjekur Master të nivelit të II me temë: “Ortodoncia moderne dhe aplikimi klinik i teknikës MBT.”, pranë Universitetit UniCamillus, Romë.

Pjesëmarrësve aktive si Referuese në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore.

Dr. Rebeka Luca aktualisht ushtron profesionin e saj si Mjeke Stomatologe pranë repartit të Konservativës dhe Endodoncisë pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.