Dr. Eleni Toma është diplomuar në Odontoiatri dhe Protezë Dentare pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, me temën: “Analiza e ndryshimeve skeletike në tre kohë të ndryshme të malokluzionit të klasës së III-të të trajtuar me RME, Bite-Block dhe Maskë Faciale (Maska e Delaire).”, nën udhëheqjen e Prof. Paola Cozza.
Dr. Toma Ka kryer provimin e shtetit në Universitetin Tor Vergata, Romë dhe është licensuar pranë Urdhrit të Stomatologëve Shqiptarë.
Aktualisht është në ndjekje të Masterit të nivelit të II me temë: “Ortodoncia moderne dhe aplikimi klinik i teknikës MBT” pranë Universitetit UniCamillus, Romë
Dr. Eleni Toma merrë pjesë aktive si Referuese në kongrese, konferenca e aktivitete shkencore.
Aktualisht Dr. Eleni Toma ushtron profesionin e saj si Mjeke Stomatologe pranë repartit të Konservativës dhe Endodoncisë pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë, pjesë e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.