Pediatri
Shërbimi i Pediatrisë në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë prej kohe funksionon shërbimi i PEDIATRISË, që ofron diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e pacientëve të kësaj moshe lidhur me patologjitë akute, si dhe ato kronike.
Aktualisht, një ekip mjekësh pediatër të specialiteteve të ndryshme ofrojnë çdo ditë dhe gjatë ditës vizita dhe trajtime për patologji akute të fëmijëve (siç mund të jenë: viroza, sëmundje infektive, infeksione të ndryshme të traktit gastrointestinal, të rrugëve të frymëmarrjes, veshit, tonsilave, rrugëve urinare, probleme alergjike etj etj).
Ndërkaq, në ditë të caktuara dhe me prenotim paraprak realizohen konsulta në fusha të nenspecialiteteve pediatrike si më poshtë:
Onko-hematologjia: me mbështetjen e një game të gjerë analizash laboratorike ku përfshihen edhe ato të biologjisë molekulare që ofrojnë mundësinë e trajtimeve inovative të arritjeve më të fundit në këtë fushë.
Neurologjia: ku pajisjet mjekësore kombinohen me testet gjenetike germinale, të cilat sigurojnë diagnozë të saktë dhe trajtim efikas.
Nefrologjia: e mbështetur nga një departament imazheri që siguron ekzaminimet radiologjike në mënyrë të shpejtë, me aparaturat më moderne, si dhe mjekë me eksperiencë për të sëmurët e kësaj moshe.
Gastro-enterologjia: ku përveç laboratorit dhe radiologjisë, janë në dispozicon të diagnozës së saktë edhe kabineti i endoskopisë për ekzaminime të stomakut dhe zorrëve sipas indikacioneve mjekësore.
Kardiologjia: e pajisur me teknologji bashkëkohore për diagnostikim dhe ndjekje nëpërmjet ekzaminimeve të ekografisë pediatrike.
Të gjithë mjekët pediatër, që mbulojnë shërbimet e sipërpërshkruara, janë profesionistë të shkëlqyer, të mirënjohur në vend, në rajon e më tej, që kanë kryer specializime e trajnime të shumta në spitalet pediatrike më të mira në Europë, SHBA, etj. Ekipi ynë i pediatrisë, i angazhuar edhe me eksperiencë universitare në përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve, është pjesë e një rrjeti shkëmbimi eksperience me kolegë të struktukturave mjekësore në rajon dhe Europë, me qëllim ofrimin e një shërbimi të unifikuar e të standarteve të mjekësisë moderne, në menaxhimin e patologjive pediatrike.
Angazhimi i shërbimit të pediatrisë shkon përtej diagnostikimit dhe trajtimit të patologjive të ndryshme. Ne synojmë të krijojmë një mjedis të sigurt, profesional dhe të përkushtuar, ku fëmijët marrin kujdesin më të mirë të mundshëm, sipas standardeve më të larta mjekësore. Ekipi ynë i kualifikuar i mjekëve pediatër, dhe pajisjet spitalore bashkëkohore synojnë trajtime të personalizuara dhe efektive për çdo pacient të vogël që na beson shëndetin e tij.
Shërbimi i pediatrisë ofron:
- Vizitë pediatrike;
- “Screening pediatric” shërbim në të cilin përfshihen:
- Neonatal screening (deficit i G6PDH, CF (fibrozës kistike), hipotiridizmit (neonat TSH);
- Neonat 17 OH progesteron;
- Neonat fenilalanina (PK);
- Screening echographic për displazine coxo -femorale të zhvillimit;
- Testi i dëgjimit;
- Screening për aneminë nga mungesa e Fe;
- Probleme të zhvillimit psikomotor dhe kognitiv(njohës);
- Screening të TA;
- Çrregullimet e lipideve;
- Obezitetin në fëmijë/adoleshentë.


Kontakt
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]