Dr. Ilsa Mula Kraja është diplomuar në degën Mjekësi të Përgjitshme, pranë Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës.

Në vitet 2008-2012 ka kryer specializimin në degën Pediatri, ku u vlerësua maksimalisht.

Dr. Ilsa Mula Kraja ka patur një eksperiencë të gjatë, 7-vjeçare duke bashkëpunuar me kolegët specialistë më të mirë italianë të Shkollës së Pediatrisë në Trieste, në spitalin Burlo Garofalo. Gjatë kësaj eksperience ka patur mundësinë të ndjekë raste të veçanta e të komplikuara dhe ka qenë pjesë e ekipit në zgjidhjet e tyre. Dr. Ilsa njihet për krijimin e marrëdhënieve jashtëzakonisht miqësore me pacientët e vegjël që ndjek ndër vite, duke ofruar profesionalizëm dhe zgjidhjet optimale për çdo rast trajtimi.

Në vitet 2005-2008 ka punuar si mjeke familjeje pranë Qendrës Shëndetësore, Shkodër.

Në vitet 2013-2014 ka kryer Kualifikimin në nënspecialitetin Endokrinologji pediatrike pranë Shërbimeve të Specialiteve në  Q.S.U. “Nënë Tereza”.

Nga viti 2012 ka punuar si Përgjegjëse e Shërbimit të Pediatrisë pranë strukturave spitalore private.

Dr. Ilsa ka qenë pjesëmarrëse aktive si dëgjuese dhe lektore në Shqipëri, Kosovë dhe Itali.

Aktualisht Dr. Ilsa Mula Kraja ushtron profesionin e saj si mjeke Pediatre pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.