Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë më 1980, në vitet 1980 – 1983 specializim për Pediatri të Përgjithshme, 1987 – 1989  Specializim për Hematologji Pediatrike pranë Klinikës së Hematologjisë, Departamentit të Pediatrisë, F. M., Tiranë.

Me mbi 40 vite ekspertizë, Prof. Dr. Anila Godo sjell eksperiencën dhe kontributin e saj të vyer në Pediatri dhe specifikisht në fushën e Onkohematologjisë, ku që prej vitit 1997 ka mbuluar edhe detyrën e Shefes së këtij shërbimi. Pas kthimit nga Specializimi në Belgjikë, Prof. Dr. Godo organizon dhe ngre shërbimin e Onkologjisë Pediatrike, e cila deri në atë moment funksiononte pranë Spitalit Onkollogjik. Në këtë shërbim, përgjatë 15 viteve të fundit ka organizuar shërbime inovative si Spitalet Ditore për neoplazitë dhe hemoglobinopatitë.

 Më poshte është një listë e kualifikimeve në spitale prestigjioze në Europë dhe Amerikë:

1991 Specializim pranë Spitalit “Bambino Gesu” në Romë, Itali

1992 Specializim për mësimdhënie në Universitetin “ La Sapienza ” Romë, Itali.

1994-1995 Specializim në Universitetin Katolik të Leuvenit, Belgjikë

1997 – Specializim në Paris, Spitali Robert Debre

1999 Kurs për onkologjinë pediatrike në S.Jude Hospital, Memphis, U.S.

Si rezultat i kontributit në kërkimin shkencor në fushën e pediatrisë, prof. Godo ka fituar:


Më poshtë janë disa Pozicione Drejtuese dhe Angazhime Profesionale Prestigjoze:

Anëtare Bordi Editorial: International Revue of Pediatrics & Neonatal Care dhe New Bulletin of Medical Sciences, Faculty of Medicine, UMT

Prof. Dr. Godo ka referuar në qindra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore tekstesh apo e publikimeve të shumta në revista të vendit dhe të huaja.

Prof. Dr. Anila Godo është një eksperiencë e shtuar profesionale dhe intelektuale për Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.