Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • DOKUMENTACIONI
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • FTESË PËR BASHKËPUNIM
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Ortopedi

Ortopedia është dega e mjekësisë që studjon, trajton dhe përpiqet të parandalojë problemet dhe sëmundjet muskuloskeletale,si nje dege e superspecializuar e kirurgjise.

Kush është mjeku ortoped?

Ortopedi është një mjek i specializuar në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve që mund të ndikojnë në sistemin kompleks të muskujve, kockave, tendinave, ligamenteve dhe nervave, të pranishëm në trupin e njeriut.
Është e rëndësishme të theksohet se trajtimi ortopedik është konservator dhe kirurgjik dhe perfshin pacientë të të gjitha moshave.

Çfarë bën mjeku ortoped?

Shumë shpesh, gjatë trajnimit të tyre profesional, ortopedët specializohen më tej në një fushë të disiplinës së tyre, duke u bërë ekspertë në një pjesë të caktuar anatomike të trupit – për shembull gjunjët ose dorën – ose një lloj patologjie të caktuar – për shembull artriti ose tumoret e sistemit musculoskeletal.

Shkurtimisht, specializimet më të rëndësishme të ortopedisë kanë të bëjnë me:

  • Format e artritit dhe osteoartritit
  • Thyerje të kockave
  • Zëvendësimi, me proteza, të nyjeve të dëmtuara
  • Aksidentet gjatë aktiviteteve sportive (mjekësi sportive)
  • Problemet e dorës
  • Problemet e shpatullave
  • Problemet e gjunjeve
  • Problemet e shtylles kurrizore
  • Sëmundjet muskulo-skeletore të fëmijërisë
  • Onkologjia musculoskeletale
Çfarë është Artroskopi?

Artroskopi është një tub i vogël që futet në trup për të parë në brendësi të një artikulacioni. Përmban një sistem lentesh, një video kamera të vogël dhe një dritë për shikimin. Kamera është e lidhur me një sistem monitorimi që lejon kirurgun të shikojë operacionin gjatë kohës që është në proces. Artroskopi është përdorur shpesh me instrumente të tjera që futen përmes një prerjeje tjetër.

Çfarë është Artroskopia?

Artroskopia është një procedurë minimale invazive e përdorur për diagnozën dhe trajtimin e problemeve që prekin nyjet. Fillimisht, artroskopia është përdorur kryesisht për të planifikuar një operacion të hapur standard. Megjithatë, për shkak të zhvillimit të instrumenteve dhe teknikave të reja kirurgjikale të avancuara, shumë raste mund të trajtohen duke përdorur një artroskop.

Pjesa më e shpeshtë e ekzaminuar duke përdorur artroskopin është gjuri. Megjithatë, artroskopi mund të përdoret për të shqyrtuar edhe nyjet e tjera, duke përfshirë:

  • supin
  • berryli
  • kavilja
  • kyçin e këmbës,dorës
Përse bëhet Artroskopia?

Artroskopia mund të përdoret për të diagnostikuar dhe ndihmuar në trajtimin e problemeve të mëposhtme:
Inflamacion i gjurit, shpatulles, bërrylit, dorën ose kyçin e këmbës,dëmtimi i tendinit
Sindroma e tunelit të kyçit të dorës,etj.
Kirurgjia korrektuese ose biopsia mund të kryhet duke përdorur artroskopine. Për shembull, ligamentet e dëmtuara mund të riparohen ose të rindërtohen. Kirurgjia artroskopike mund të eliminojë nevojën për një procedurë të hapur kirurgjikale.
Mund të ketë edhe arsye të tjera pse mjeku rekomandon nje artroskopi.
Gjithmonë kontaktoni mjekun tuaj për një rekomandim mbi trajtimin bazuar kjo në kushtet tuaja individuale.

Rreziqet e procedurës

Si me çdo procedurë kirurgjikale, mund të ndodhin komplikacione. Disa komplikacione të mundshme mund të përfshijnë, por jo vetëm si në vijim:

  • hemorragji
  • infeksione
  • mpiksje te gjakut në këmbë ose në mushkëri

Mund të ketë rreziqe të tjera në varësi të kushteve specifike mjekësore. Sigurohuni që të diskutoni çdo problem me mjekun tuaj përpara procedurës.

Para procedurës

Mjeku juaj do t’ju shpjegojë proçedurën dhe do t’ju ofrojë mundësi për të bërë pyetje rreth saj.
Ju do t’ju kërkohet të nënshkruani një formular informativ dhe dakortësimi, që autorizon mjekun për të kryer proçedurën. Lexoni me kujdes formularin dhe bëni pyetje nëse diçka nuk është e qartë.
Përveç një historie të plotë mjekësore, mjeku mund të kryejë një ekzaminim të plotë fizik për tu siguruar që jeni të shëndetshëm përpara se t’i nënshtroheni proçedurës. Mund t’i nënshtroheni edhe analizave të gjakut ose testeve të tjera diagnostikuese.

Gjatë procedurës

Artroskopia mund të kryhet në kushte ambulatore ose si pjesë e qëndrimit tuaj në spital. Procedurat mund të ndryshojnë në varësi të kushteve dhe praktikave të mjekut.
Artroskopia mund të kryhet në gjumë nën anestezi të përgjithshme ose zgjuar nën efektin e anestezisë lokale. Lloji i anestezisë do të varet nga procedura specifike e kryer. Anesteziologu juaj do ta diskutojë paraprakisht kete me ju.

Pas procedurës

Kirurgjia arthroscopic zakonisht kryhet si një procedurë ambulatore.Merni nje mjekim tundra dhimbjeve sipas pershkrimit te mjekut tuaj.
Aktiviteti dhe përdorimi i nyjeve mund të kufizohen 24-48 orë pas një artroskopie diagnostike. Nëse kryhen procedura të tjera si riparimi i ligamentit, aktiviteti dhe përdorimi i nyjeve mund të kufizohen për një periudhë më të gjatë kohore. Mjeku juaj do t’ju japë udhëzime specifike. Për një operacion në gju, mund të jepet një imobilizues për të veshur. Mjeku gjithashtu mund t’ju udhëzojë në aplikimin e akullit në vendin ku eshte kryer nderhyrja kirurgjikale dhe në ngritjen e gjurit kur ulet. Udhëzimet specifike do të varen nga procedura e saktë e kryer.

Kirurg Ortoped-Traumatolog

Dr. Flamur Vellku

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.