Mjekesi Interne
Shërbimi i mjekësisë interne është konceptuar si një shërbim gjithëpërfshirës që parandalon, diagnostikon dhe trajton një sërë sëmundjesh komplekse. Mjeku internist trajton pacientët të cilët kanë patologji të padiferencuara dhe sëmundje multi-sistemike (akute dhe kronike). Ai gjithashtu përkujdeset për pacientët e hospitalizuar dhe ambulatorial duke mundësuar ndjekjen afatgjatë të një game të gjerë sëmundjesh, tek të rriturit dhe moshat e treta. Gjithashtu mjeku internist shërben si urë lidhese midis mjekëve të specialiteteve të tjera, për të ofruar një shërbim sa më të mirë multidimensional duke evituar endjet e panevojshme të pacientit.
Patologjitë për të cilët janë të specializuar të trajtojnë mjekët internist përfshijnë:
- Hipertension arterial (HTA) primar
- Hipertension arterial (HTA) sekondar
- Sëmundje pulmonare
- Sëmundjet renale
- Insuficenca kardiake kronike, Fibrilacionin Atrial Kronik
- Diabet Mellitus, Dislipidemi
Stafi mjekesor
Dr. Sonil Marko
Mjek i Mjekësisë InterneDetajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]