Dr. Sonil Marko – Mjek Internist
Dr. Sonil Marko është diplomuar në degën Mjekësi e Përgjithshme pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë,Tiranë në periudhën 1998-2004.
Ka kryer specializimin në Mjekësi Interne pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë,Tiranë.
Në vitin 2014 ka kryer kualifikimin “Trajtimin dhe Edukimin e Pacientëve me Çrregullime të Gjëndrave Endrokrine, Obezitetit dhe Dietologji” një-vjeçar, pranë Shërbimit të Endokrinologjisë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Gjatë periudhës 2004-2007, Dr. Marko ka ofruar shërbimin si mjek familje pranë Qendrës Shëndetësore Frashër, në Përmet.
Në periudhën 2007- 2013 ka ushtruar profesionin e tij si mjek i përgjithshëm dhe ka drejtuar Qendrën Shëndetësore Frashër, Përmet.
Ka punuar si Mjek Familje i kualifikuar në fushën e Endokrinologjisë, pranë Spitalit të Përmetit.
Gjatë periudhës 2014 – 2018, Dr. Marko ka punuar si Specialist Mjek i Drejtorisë së Shërbimeve Spitalore Universitare dhe Kontrollit Spitalor pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Dr. Sonil Marko ka ushtruar profesionin e tij si mjek internist dhe Shef i Shërbimit të Urgjencës pranë strukturave të tjera shëndetësore private.
Dr. Sonil Marko është pjesëmarrës i rregullt në trajnime, konferenca e kongrese te ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Dr Sonil Marko, aktualisht mban pozicionin si Mjek Internist pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”