Kirurgji Maksilo-Faciale
Shërbimi i Kirurgjisë Maksilofaciale në Qendrën Spitalore Katolike “Zoja e Këshillit të Mirë” funksionon që prej vitit 2006, fillimisht i zhvilluar me kontributin e profesorëve universitarë të ardhur nga spitalet më të njohura të Italisë.
Ky shërbim është pjesë e Repartit Kokë-Qafë të Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku trajtohen të gjitha patologjitë e rajonit kokë-qafë, me një qasje multidisiplinare dhe standarde të larta sigurie.
Kirurgjia maksilofaciale merret me diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë patologjish, si:
- anomali dento-skeletike dhe malokluzione komplekse
- keqformime dentare dhe skeletore, nga pacientët e rinj deri tek moshat e avancuara
- patologji të kokë-qafës, përfshirë edhe parandalimin dhe trajtimin e patologjive tumorale
Një pjesë e rëndësishme e këtij shërbimi është edhe kirurgjia estetike e fytyrës, e cila prej vitesh aplikohet në Qendrën Spitalore “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke ofruar rezultate funksionale dhe estetike të harmonizuara.
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]



