Gjinekologji
Departamenti i Gjinekologjisë pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë ofron shërbime të specializuara për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve që lidhen me shëndetin e sistemit riprodhues të gruas.
Në këtë departament ofrohen vizita gjinekologjike dhe obstetrikale, ekzaminime diagnostikuese dhe ndërhyrje gjinekologjike, duke siguruar kujdes profesional dhe konfidencial për pacientet. Të gjitha këto mbështeten nga Laboratori klinik-biokimik dhe Laboratori i Anatomisë Patologjike dhe Patologjisë Molekulare.
Gama e patologjive beninje dhe onkologjike diagnostikohen dhe trajtohen nga Shërbimi I Gjinekologjisë pranë spitalit tonë në mënyrë të gjithanshme.
Shërbime cilësore nga mjekë me përvojë, shqiptarë dhe të huaj, duke ndjekur protokollet ndërkombëtare me përkushtim ndaj pacientit.
Ndër shërbimet kryesore që gjeni pranë këtij departamenti:
- Konsulta dhe Vizita
-
- Vizitë gjinekologjike
- Vizitë obstetrikale
- Këshillim për mbi shendetin riprodhues
- Diagnostikim dhe trajtim I infeksioneve vaginale apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
- Ekzaminime Diagnostikuese
-
- Pap-test
- Kolposkopi
- Tipizim HPV
- Ekografi gjinekologjike dhe obstetrikale
- Biopsi ambulatoriale e endometrit
- Analiza dhe Teste Laboratorike
-
- Analiza për infeksione bakteriale dhe virale
- Teste hormonale
- Analiza për fertilitetin
- Procedura dhe Ndërhyrje Gjinekologjike
-
- Të gjitha llojet e histerektomisë (në varësi të patologjisë shoqëruese)
- Heqje e miomave (fibromiomave) të mitrës
- Heqje e kisteve në vezore
- Heqje e ovareve (vezoreve)
- Trajtim i endometriozës
- Kontroll i tubave të Fallopit
Ndërhyrje gjinekologjike mini-kirurgjikale si:
Histeroskopi operative dhe diagnostike
Trajtimi i Bartoliniteve akute
Kyretazh për biopsi endometri
Konizim i qafës së mitrës (Leep/Loop)
Trajtimi i kondylomave (krioterapi ose lasero-terapi)
Biopsi të vulvës apo vaginës
Labioplastika
Plastika vaginale për arsye estetike
Himenoplastike ose himenotomi
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



