Nismë ndërgjegjësimi për kancerin e prostatës & vezikës urinare

Spitali Katolik  Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Shkollën e Specializimit në Urologji pranë Universitetit me të njëjtin emër, me drejtor Prof. Savino Di Stasi, organizojnë një iniciativë sensibilizimi për kancerin e prostatës dhe vezikës urinare.

Në kuadër të kësaj nisme njoftojmë të interesuarit të prenotojnë për Vizita Mjekësore Falas me fokus diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të aparatit urinar dhe gjenital mashkullor si më poshtë:

  • Tumoret e aparatit urogenital (veshka, rrugët e sipërme urinare, fshikëza, prostata, testi).
  • Hipertrofia beninje e prostatës.
  • Inkontinenca urinare dhe neuro-urologjia.
  • Infeksionet urinare.
  • Kalkuloza urinare.

Për një diagnozë të saktë, pacientët duhet të paraqiten në vizitë, së bashku me ekzaminimet e mëposhtme:

  1. PSA
  2. Urinë komplet
  3. Urinokultura + antibiogram

*Këto ekzaminime duhet të jenë të kryera paraprakisht dhe ti paraqiten mjekut në konsultë.

Diagnoza e hershme është çelësi për një parandalim efektiv dhe trajtim të suksesshëm! 

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.