ALB | ENG

Jeta e gruas ndërmjet karrierës profesionale dhe familjes

Në ditën e 8 Marsit, Fondacioni Zoja e Këshillit të Mirë, Spitali Katolik dhe Universiteti organizuan takimin e përvitshëm në nder të Ditës Internacionale të Gruas, duke promovuar ndërgjegjësim dhe reflektim mbi këtë ditë të veçantë.

Përpara të pranishmëve në sallë përshëndeti Presidenti i Fondacionit, fr. Ruggero Valentini. Ndërsa ky takim në dritat e projektorit vendosi në mënyrë të  veçantë gra, të cilat kanë ndjekur një rrugë të vështirë në karrierë dhe tregojnë sfidat e tyre përgjatë jetës për të ndërtuar kështu histori suksesi, siç është Prof. Asoc. Malvina Hoxha, Dr.Inida Ruli Kirurge, shkrimtarja Dr.Mimoza Agastra.

Në fjalën e saj  Dr. Inida Ruli, Mjeke kirurge pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë theksoi që gratë janë nënvlerësuar historikisht, veçanërisht në vendin e punës, pavarësisht nga të gjitha talentet, arritjet dhe aftësitë e tyre. Është e rëndësishme ti japim grave respektin, dukshmërinë, njohjen që meritojnë dhe mbështetjen që u nevojitet, pasi atyre u duhet të bëjnë punë dyfish apo trefish që  të trajtohen njësoj si burrat. Mesazhi i saj ishte: me bindje, këmbëngulje dhe angazhim mund tia dalë çdo grua, njësoj siç ia dola dhe unë të ndjek ëndrrën time.

Duke promovuar e vlerësuar gratë që kanë bërë përparime të mëdha, inkurajojme gratë e tjera që të ndjekin aspiratat e tyre për karrierë, duke e ditur mjaft mire sa e mundimshme është ti kushtosh vëmendje punës, familjes dhe jetës shoqërore.

Në mënyrë simbolike për të treguar mbështetje ndaj çdo gruaje u ndërmor një iniciativë solidariteti dhe kujdesi për gratë në nevojë e vështirësi. Fondet ekonomike modeste te mbledhura iu dhuruan grave në nevojë, pjesë e shoqatës “Linja e konsulencës për gra dhe vajza viktima të abuzimit”,  të cilat ishin në mesin tonë ditën e 8 marsit . “Aiutare il prossimo e sorridere alla vita”, ky ishte slogani frymëzues i iniciativës sonë.

Mirënjohje për të gjitha nënat, motrat e gratë që me dashurinë, forcën dhe energjinë e tyre pozitive luftojnë çdo ditë për zhvillimin e shoqërisë, dhe në mënyrë të vecantë për të gjitha gratë në shëndetësi për kontributin e tyre të paçmuar!

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.