Një tjetër procedurë e avancuar u realizua me sukses në spitalin tonë!
Implantimi i ICD (Implantable Cardioverter Defibrillator) – një pajisje inteligjente që monitoron dhe mbron zemrën nga aritmitë kërcënuese për jetën.
ICD është një aparat i vogël që vendoset pranë zemrës për të monitoruar ritmin kardiak dhe për të ndërhyrë me goditje eletrike (schock) në rast të aritmive të rrezikshme që mund të shkaktojnë arrest kardiak të papritur.
Tek cilët pacientë vendoset ICD?
- Tek pacientët me rrezik të lartë për aritmi malinje.
- Pas episodeve të takikardisë/fibrilacionit ventrikular
- Në insuficiencë kardiake ose sëmundje të caktuara të zemrës
Vendosja e këtij aparati siguron për pacientin:
- Monitorim të vazhdueshëm të zemrës
- Ndërhyrje automatike në rast aritmie të rrezikshme
- Reduktim i ndjeshëm i rrezikut për arrest kardiak të papritur
- Përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së jetës së tij
Shpesh ICD krahasohet me pacemaker-in, por funksioni i tij është ndryshe.
- Pacemaker-i përdoret kryesisht kur zemra rreh shumë ngadalë, duke dërguar impulse elektrike për të ruajtur ritmin normal.
- ICD-ja jo vetëm stimulon zemrën kur është e nevojshme, por edhe identifikon aritmitë e rrezikshme ventrikulare dhe ndërhyn menjëherë me terapi elektrike apo “shock” shpëtues për të rikthyer ritmin normal.
Për të rezervuar një vizitë me mjekët tanë na kontaktoni në :
Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al
Web: www.zoja.al






