Inauguruam për të tretin vit rradhazi një tjetër gur në nderim të Të Drejtëve për vitin 2026.
Ceremonia e zbulimit të gurit të mermerit ku janë gdhendur emrat për këtë vit u krye pas një votimi demokratik që u zhvillua në Kampusin ZKM gjatë janarit të këtij viti.
Të Drejtët 2026 u zgjodhën magjistratët Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, të cilët rezultuan si më të mbështeturit nga votimi demokratik në Kampusin tonë universitar.
Këtë vit në ceremoninë e zbulimit të gurit ku janë gdhendur emrat e magjistratëve ishin të pranishëm S.E.M Mirosław Adamczyk, Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkvi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Mons. Arjan Dodaj, Hirësia e tij, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Z. Asti Bakallbashi, Zv. Ambasadori Italian në Tiranë dhe të ftuar të tjerë.
Presidenti i Fondacionit ZKM por edhe Nunci Apostolik në mesazhet e tyre vlerësuan trashëgiminë e sakrificës sublime dhe drejtësisë që kanë lënë për brezat e rinj magjitratët e ndjerë që luftuan me përkushtim sublim realitetin e egër të mafies, realitetin e egër të “Cosa Nostra”-s që shtrihej me krimet dhe ndikimin e tij deri tek lidhjet me politikën, ekonominë apo grupimet e fshehta subversive.
Për shkak të kësaj lufte pa kompromis ata u vranë, ndaj sot në Kopshtin e vetëm në Shqipëri dhe Ballkan që u dedikohet Të Drejtëve ne vendosëm të gdhendim emrat e Falcone dhe Boresellino si dëshmorë të luftës për drejtësi dhe për një botë më të mirë.
Guri ku janë gdhendur emrat e tyre u mbulua me flamurin e paqes dhe momentin e zbulimit në publik e bënë së bashku dy autoritetet e larta të klerit në Shqipëri si Imzot Arjan Dodaj dhe Hirësia e tij Mitropoliti i Beratit Asti Bakallbashi.
Inaugurimi i emrave të Të Drejtëve në Kampusin ZKM është një ditë feste dhe reflektimi për të gjithë ne.










