Fëmijët e Kopshtit “Bambi” vizitojnë Klinikën Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”

Në kuadër të aktiviteteve të muajit Mars, i cili i kushtohet edhe promovimit e ndërgjegjësimit për shëndetin oral, ditën e djeshme Klinika Stomatologjike “Zoja e  Këshillit të Mirë” mirëpriti në ambientet e saj 25 fëmijë të moshës 3–6 vjeç nga kopshti publik “Bambi”.

Ky aktivitet u organizua me qëllim sensibilizimin e fëmijëve që në moshë të hershme mbi rëndësinë e kujdesit për shëndetin e gojës dhe dhëmbëve.

Gjatë takimit, stafi i klinikës zhvilloi një aktivitet edukues interaktiv, duke mbajtur një prezantim të shkurtër dhe të përshtatur për moshën e fëmijëve mbi rëndësinë e higjienës orale, mënyrat e duhura të larjes së dhëmbëve, si dhe rëndësinë e krijimit të zakoneve të shëndetshme të përditshme për ruajtjen e shëndetit dentar.

Në vijim të aktivitetit, fëmijët patën mundësinë të realizonin edhe një vizitë të shkurtër në ambientet e Klinikës Stomatologjike “ Zoja e Këshillit të Mirë”, ku u njohën nga afër me mjedisin e punës dhe pajisjet dentare. Kjo vizitë synoi t’i ndihmojë ata të krijojnë një perceptim pozitiv dhe më të sigurt ndaj vizitave tek dentisti.

Aktivitete të tilla kanë një rol të rëndësishëm në edukimin shëndetësor të brezave të rinj dhe në promovimin e praktikave të mira të kujdesit oral që në fëmijëri.

Dhe Klinika Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë” ka një fokus të veçantë në këtë drejtim duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit dentar, si pjesë e shëndetit të përgjithshëm.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.