Diabetologjia dhe Endokrinologjia
Shërbimi i Endokrinologjisë ofron diagnostikim, trajtim dhe ndjekje të specializuar të çrregullimeve hormonale dhe metabolike, duke mbuluar një gamë të gjerë patologjish që prekin gjëndrat endokrine dhe ekuilibrin hormonal të organizmit. Shërbimi synon një qasje bashkëkohore dhe të integruar për përmirësimin e shëndetit dhe cilësisë së jetës së pacientëve.
Ky shërbim ofron vizitë endokrinologjike dhe trajtime për pacientët me:
- Diabet Mellitus (tipi 1, tipi 2, MODY, LADA, gestacional, sekondar) dhe vlerësim i komplikimeve të lidhura me të;
- Patologji të gjëndrës së hipofizës;
- Patologji të tiroides (konsulencë dhe ekografi);
- Patologji të paratiroides;
- Patologji të gjëndrave mbiveshkore;
- Çrregullime Neuroendokrinologjike;
- Endokrinologji Riprodhimi;
- Endokrinologji në shtatzani;
- Aspekti endokrinologjik i patologjive të ndryshme;
- Dislipidemi;
- Obezitet (konsulencë, vlerësim i përbërjes trupore, dietologji);
Gjithashtu, mundësohet edhe Trajtimi i Diabetit në Spitalin Ditor( Day hospital) per Semundjet e Brendshme: trajtim i përqendruar dhe i personalizuar për diabetin, pa nevojë për shtrime të gjata.
Paxcienti përfiton përfiton brenda ditës:
- Vizitë me endokrinolog specialist
- Konsulta multispecialistike
- Matje dhe ndjekje të glicemisë
- Vlerësimin e komplikimeve të diabetit
- Këshillim mbi ushqyerjen dhe stilin e jetesës
- Trajtim i shpejtë, profesional dhe efikas
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



