Dr. Ruden Cakoni – Mjeke Endokrinologe
Dr. Ruden Cakoni është diplomuar në degën Mjekësi dhe Kirurgji pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në periudhën 2009-2015 me rezultate maksimale 110/110.
Licencuar në Mjekësi dhe Kirurgji në vitin 2015, Universiteti “Tor Vergata”, Romë.
Ka kryer specializimin në Endokrinologji pranë Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë me rezultate të shkëlqyera.
Trajnuar në Shërbimin e Endokrinologjisë pranë Spitalit “Fatebenefratelli San Giovanni Calibita“ në Romë,Itali.
Ka kryer studimet Master në Shkenca të Ushqyerjes, pranë Universitetit “Unitelma Sapienza”, Romë. Aktualisht është në ndjekje të doktoraturës pranë Universitetit të Studimeve Tor Vergata, Romë.
Përgjatë periudhës kohore 2015-2020 Dr. Ruden Cakoni ka punar si pedagoge me kohë të pjesshme në Fakultetin e Infermierisë pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.
Prej vitit 2020 Dr. Ruden Cakoni ka punuar si mjeke endokrinologe në Spitalin Rajonal të Korçës, Elbasanit dhe në struktura të tjera shëndetësore private.
Dr Ruden Cakoni ushtron profesionin e saj si mjeke endokrinologe pranë Spitalit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”.