Dr. Angela Andreoli është mjeke e përgjtihshme e specializuar në patologji klinike. Është diplomuar në Shkenca të të Ushqyerit dhe ka kryer Doktoraturën në “Fiziologji”.
Ajo gjithashtu është docente e Fiziologjisë, Shkencave të të Ushqyerit pranë Universitetit të Studimeve Tor Vergata të Romës, dhe Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë.

Dr. Andreoli ushtron dhe funksione të tjera të rëndësishme si:


Dr. Andreoli është autore e botimeve të Fiziologjisë dhe Ushqyerjes, referuese në kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare, autore e mbi njëqind publikimeve në revista ndërkombëtare dhe kombëtare, mbi temat që lidhen me dietën mesdhetare, gjendjen e të të ushqyerit, kompozimin trupor tek personat obezë, diabetikë dhe tek atletët, me rezultate të eksperiencave dhe studime klinike përgjatë gjithë karrierës së saj të gjatë.

Dr. Angela Andreoli mbulon diagnostikimin dhe kurimin në patologjitë e të ushqyerit, duke vlerësuar gjendjen e të ushqyerit përmes impedencometrisë (masa yndyrore, masa e dobët dhe uji trupor) si edhe nëpërmjet densitometrisë me rreze X (DEXA). Gjithashtu ofron mbështetje dieto-terapeutike të përshtatshme dhe të personalizuar për parandalimin tek sportistët dhe tek personat që vuajnë nga sëmudje kronike degjenerative.

Aktualisht Dr. Angela Andreoli ofron shërbimin si Mjeke e Përgjithshme, Specialiste në Shkencat e të të Ushqyerit dhe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.