Mjeku reumatolog merret me diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin nga pikëpamja mjekësore të pacientëve që vuajnë nga sëmundje reumatizmale.
Qëllimi i tij është ti sigurojë pacientit cilësinë më të mirë të mundshme të jetës jo vetëm duke përshkruar medikamente, trajtime ose vizita të tjera më të specializuara, por gjithashtu duke i treguar pacientit dhe familjarëve të tij mënyrën më të mirë për të bashkëjetuar me shqetësime të natyrës kronike.
Duke identifikuar një sëmundje reumatizmale në kohë, komplikimet e saj afatgjata mund të minimizohen.
Prandaj është e rëndësishme të kontaktoni një reumatolog në rast se keni:
- Enjtje ose dhimbje të artikulacioneve;
- Lodhje/dobësi trupore;
- Temperaturë subfebrile për një kohë relativisht të gjatë;
- Vështirësi në lëvizje;
- Ndryshim të ngjyrës së majave të gishtave, në të bardhë ose në blu, kryesisht në kontakt me të ftohtin;
- Skuqje të lëkurës të shoqëruara me dhimbje të kyçeve
- Dhimbje në gjithë gjatësinë e shtyllës kurrizore
Pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Poliambulancës Atë Luigji Monti mund të ndiqeni nga një staf multispecialistik dhe profesionist në të gjitha hapat e trajtimit tuaj!
Na kontaktoni për të prentotuar vizitën tuaj!