Tumoret endokrine të pankreasit janë një grup shumë heterogjen i sëmundjeve malinje të rralla dhe e kanë origjinën nga qelizat endokrine.
Ato ndahen në “funksionues” dhe “jofunksionues”. Të parët, zakonisht më të vegjël, prodhojnë një tepricë të substancave hormonale, të fundit nuk prodhojnë asnjë hormon, por mund të bëhen shumë të rëndë.
Në rastin e tumoreve endokrine “funksionale”, simptomat varen nga hormoni i prodhuar me tepricë, si më poshtë:
- Insulinoma, e cila shkakton këputje të thellë, djersitje dhe marramendje.
- Gastrinoma me diarre dhe formim ulçere.
- Glukagonoma
- VIPoma, ecila shkakton diarre.
Në rastin e tumoreve endokrine “jofunksionale”, simptomat më të shpeshta janë:
- Nauze dhe të vjella;
- Dobësim;
- Zverdhje e lëkurës dhe mukozave;
- Dhimbje në bark.
Kanceri endokrin pankreatik shpesh diagnostikohet rastësisht kur kryhen analizat e gjakut, të cilat mund të nxjerrin në pah vlerat e ngritura të një prej hormoneve të përshkruar më sipër.
Trajtime që mund të përdoren në këtë patologji është kirurgjia e pankreasit.