Trajtimi i papilomave dhe nishaneve. Nishanet janë formacione të pigmentuara të lëkurës që mund të shfaqen në çdo zonë të lëkurës. Zakonisht kanë ngjyrë kafe, por mund të jenë blu, të zeza ose në ngjyrë mishi.
Shumica e nishaneve janë të padëmshëm dhe nuk shkaktojnë dhimbje ose simptoma të tjera,
përveç nëse i fërkoni ose përplasen me diçka.
Papilomat janë zgjatime të lëkurës, shfaqen më shpesh në: qafë, sqetull, trungun e sipërm dhe
palosjet e trupit. Ato nuk janë nishane dhe nuk shndërrohen në tumore.
Trajtimi i papilomave dhe nishaneve me anë të lazerit ofron një zgjidhje të shpejtë, komode, pa
dhimbje dhe pa shenja.
- Stafi i specializuar i dermatologëve pranë Poliambulancës Atë Luigji Monti ofron për të gjithë pacientët përkushtimin dhe ekspertizën shumëvjeçare në bashkëpunim dhe me specialitetet e tjera të shërbimit mjekësor.