Në kuadër të Tetorit Rozë, muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë u bë pjesë e një aktiviteti në një prej qendrave komunitare të Tiranës ku Dr.Manjola Luzi, Mjeke Onkologe, u shpjegoi grave dhe vajzave të pranishme rëndësinë e kontrolleve të rregulla dhe mënyrat e vetëkontrollit, si pjesë e rëndësishme e parandalimit.
Ky muaj i dedikohet shëndetit të grave, dhe ne jemi angazhuar për ta përçuar rëndësinë e zbulimit të hershëm të sëmundjeve të gjirit.
Për të nxitur kujdesin dhe parandalimin e hershëm, grave të pranishme iu mundësua kontrolli i gjirit falas pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.
Shëndeti është prioriteti ynë kryesor dhe me informimin e duhur kujdesi ndaj tij bëhet më i lehtë.





