U mbajt në dt. 29.04.2023 në ambjentet e Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë takimi i Federatës Evropiane të Shoqatës së Mjekëve Katolikë (European Federation of the Catholic Medical Association – FEAMC).
Relatorë të këtij takimi ishin:
Dr. Vincenzo De Filippis, President i Federatës Evropiane të Mjekëve Katolikë
Shkëlqesia e tij Mons. Simon Kulli, Ipeshkvi deleguar për shëndetësinë në Shqipëri
Mons. Renzo Pegoraro, Sekretar i Pontifica Accademia per la Vita
Prof. Frans J. van Ittersum, Sekretar i Përgjithshëm i FEAMC
Prof. Josef Glaza
Gjatë takimit u trajtuan tema me rëndësi si ajo e ndërthurjes mes religjionit, shkencës, spiritualizmit dhe psikologjisë. Gjatë një tryeze të rrumbullakët u sollën nga vetë mjekët pjesëmarrës përvojat e tyre personale gjatë të trajtimit të rasteve të pacienteve të religjoneve të ndryshme duke theksuar se çdo individ ka të drejtën të marrë shërbimin mjekësor pa dallim kombësie apo feje, në rast lufte apo paqeje.
Në fund të takimit pjesëmarrësit bënë dhe një vizitë në ambjentet e Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.