SPITALI DITOR për Diagnozën dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare

Spitali Ditor është një strukturë ambulatore ku pacientët vijnë për vlerësim, trajtim ose rehabilitim gjatë ditës dhe më pas kthehen në shtëpi.
Spitalet ditore janë një trend i ri në kujdesin shëndetësor dhe teknologjitë e reja mjekësore pranë Spitalit Tonë Katolik Zoja e Këshillit të Mirë e kanë bërë të mundur këtë zhvillim ashtu si edhe në botë.
Për herë të parë në Shqipëri, hapet “Spitali Ditor për Diagnozën dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare”, faktorëve të riskut kardiovaskular dhe sëmundjeve bashkëshoqëruese, si diabeti mellitus, sëmundjet renale dhe dislipidemitë.

Një ekip i kryesuar nga Prof. Mihal Tase, kardiolog dhe hipertensionolog me një eksperiencë të gjatë, është i angazhuar për të ofruar diagnozën e hershme të faktorëve të riskut kardiovaskular, mjekimin e tyre dhe një kujdes të personalizuar për ju.

Infrastruktura e spitalit, që përfshin një laborator ekselence dhe një shërbim radiologjie me pajisjet e teknologjisë të fjalës së fundit, garantojnë zbatimin e protokolleve europiane për një diagnozë të saktë dhe trajtim në kohë.
Nëpërmjet këtij procesi, ekipi ynë do të vlerësojë faktorët e rrezikut me qëllim edukimin shëndetësor të personalizuar.

Pacienti brenda ditës kryen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, si dhe merr përgjigje për kurën e personalizuar.

Nëse do të trajtosh sëmundjet kardiovaskulare, dhe të parandalosh rreziqet që rrjedhin prej tyre, kontakto Spitalin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe planifiko një vizitë pranë Spitalit Ditor.

Paketa bazë e Spitalit Ditor për Diagnozën dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare përfshin:

  • Vizitë kardiologu+EKG
  • EKO kardiake
  • EKO abdominale
  • EKO doppler (karotideve)
  • Gjak komplet
  • Kreatinemi
  • Elektrolite
  • Glicemi
  • Prova hepari
  • Lipidogramë
  • Urinë komplet
  • TSH
  • HBA1C
  • Qëndrim 8 h në spital
  • Vlerësim i shkallës së rrezikut të pacientit dhe mbrojtja e tij (edukim shëndetësor i personalizuar)


Paketa bazë kushton 26.000 Lekë.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.