ALB | ENG

Spitali Ditor për Diagnostikimin dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare

Ju është dashur ndonjëherë të lini të gjitha angazhimet tuaja për të kryer konsulta nëpër spitale që të marrin shumë kohë? Po të shoqëroni të afërmit tuaj për vizita me ditë të tëra?
Dhe sa herë që mjekë të ndryshëm thonë gjëra të ndryshme dhe ju nuk dini si ti bashkoni kontributet e tyre në më të mirën tuaj. Sa herë ju ka ndodhur që të prisni javë për përcaktimin e një diagnoze? Po të shpenzoni kohë dhe para të tjera për të bërë ekzaminime njëra pas tjetrës vazhdimisht?

Përcaktimi i një diagnoze ndonjëherë zgjatet shumë në kohë deri në momentin e kryerjes së të gjitha procedurave të nevojshme. Kjo ndodh edhe me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat edhe kur nuk janë të stabilizuara, pacienti shpesh nuk ka nevojë të shtrohet në spital. Nga ana tjetër, analizat dhe konsultat për një diagnozë të saktë kërkojnë kohë dhe shpesh herë është e pamundur të kesh së bashku të gjithë mjekët e përfshirë në përcaktimin e trajtimit.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë sjell për herë të parë në Shqipëri, Spitalin Ditor për Diagnostikimin dhe Mjekimin e Sëmundjeve Kardiovaskulare, një shërbim ky që ofrohet në të gjitha spitalet kudo në botë, tashmë edhe në Shqipëri.

E gjitha kjo ndodh përmes një procesi të strukturuar dhe të koordinuar të kujdesit, i cili përfshin vlerësimin e menjëhershëm dhe të plotë të gjendjes së pacientit, koordinimin e analizave (kryerjen e ekzaminimeve laboratorike) dhe procedurave diagnostike, si dhe diagnozën e saktë dhe planifikimin e trajtimit të mëtejshëm.

Në këtë mënyrë pacienti nuk humbet kohë duke bërë disa takime me doktorë të ndryshëm, por kryen të gjitha ekzaminimet brenda një dite dhe të gjithë mjekët i ka në dispozicion përgjatë asaj dite. Ky ekip përfshin jo vetëm kardiologun, por edhe endokrinologun, nefrologun, internistin ,etj.

Spitali Ditor është një mundësi e mirë për pacientët me hipertension arterial, me dislipidemi, sëmundjet renale etj, në të cilin ata vijnë për tu konsultuar, kryejnë ekzaminimet e nevojshme dhe në fund marrin mjekimin e personalizuar( e përshtatur për gjendjen e tyre).

Mbi të gjitha, Spitali Ditor i kursen pacientit kohë dhe para, duke qenë se të gjitha ekzaminimet për të cilat ai ka nevojë i merr në një ditë të vetme. Shumë e rëndësishme për tu përmendur është funksioni edukues dhe parandalues që Spitali Ditor ka duke e ndërgjegjësuar pacientin mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, ku përveç kurës mjekësore, ai merr edhe një informacion të detajuar mbi gjendjen,premisat e sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese, këshilla për të parandaluar përkeqësimin etyre, si dhe të ruajë standartet e një jetese sa më të shëndetshme.

Përkushtoja vetëm një ditë shëndetit tënd!
Kryej të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe merr planin e trajtimit të mëtejshëm BRENDA DITËS.

Një epokë e re e ekselencës së shëndetësisë në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Përkushtuar Shëndetit Tënd
Hyrja e Spitalit: Selia qëndrore, Rr. Dritan Hoxha, Laprakë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.