SKZKM NE  Kongresin Mbarëshqiptar të Dermatologjisë e Venerologjisë

Për herë të parë u zhvillua Kongresi Mbarëshqiptar i Dermatologjisë e Venerologjisë, në të cilin mori pjesë Dr. Amarda Cenko, Mjeke Dermatologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë. 

Dr. Cenko prezantoi një rast klinik, bashkëpunim i shërbimit të Dermatologjisë dhe Laboratorit të Histopatologjisë pranë spitalit tonë:  “Dermatoskopia e Porokeratosës së Mibellit” .

Shpesh arrijtja në diagnozën e saktë kërkon bashkërendimin e punës mes departamenteve të ndryshme. Në rastin klinik, pacientja kishte kryer konsultime të mëparshme dermatologjike, lidhur me një manifestim kutan, por që rëndohej edhe më tepër.

Me rëndësi të veçantë mbetet ndihma e dermatoskopisë, për orientim drejt diagnozës.

Në rastin në fjalë, “Porokeratosis” është pjesë e grupit të genodermatozave dhe mbart risk për transformim drejt një malinjiteti të lëkurës. Nëpërmjet dermatoskopisë u evidentuan kriteret e sakta diagnostike.

Në ndihmë të diagnozës vjen edhe ekzaminimi histopatologjik, falë interpretimit në nivel qelizor i mundëson dermatologut për të nisur zbatimin e planit terapeutik. Rasti u diagnostikua saktë dhe u trajtua me sukses.

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.