Skleroza sistemike (Skleroderma) është një sëmundje e indit lidhor që përfshin: sistemin
vaskular, kycet, lëkurën dhe organet e brendshme.
Karakteristikat e sklerodermës mund të ndodhin edhe në kontekstin e sëmundjeve të tjera ose
çrregullimeve autoimune, ose si pjesë e sëmundjes së indit lidhor.
Karakteristika kryesore e sëmundjes është prodhimi jonormal i kolagjenit dhe i matricës
jashtëqelizore që shkakton fibrozë të lëkurës, organeve të brendshme (kryesisht të mushkërive)
ndryshime në enët dhe sistemin nervor autonom, ulçera të lëkurës, hipertension pulmonar dhe
çrregullim të lëvizshmërisë së sistemit tretës.
Cilat janë simptomat e sklerozës sistemike?
- Lëkura: trashje dhe ngurtësim i lëkurës; fytyre amimike, e terhequr dhe shkelqyeshme; duart si
“kthetra” dhe nuk puthiten njëra me tjetrën; buzet hollohen dhe rrudhosen; - Prani e Fenomenit Raynaud: vazospazma episodike që nxiten nga i ftohti ose stresi emocional.
- Prekje e traktit tretes: Vështirësi në gëlltitje, çrregullim të lëvizshmërisë së sistemit tretës,
refluksi gastroezofageal;
-Sistemi i qarkullimit të gjakut: hipertensioni pulmonar i izoluar ose dytësor ndaj fibrozës
pulmonare;
-Prekje e mushkërive: sindroma e fibrozës pulmonare restriktive;
-Prekje artikulare: dhimbje artikulare, lodhje dhe dobësi trupore, depozitime të kalciumit;
-Prekja e veshkave (duke filluar nga insuficenca kronike renale deri në insuficencë renale
progresive e shpejtë me hipertension arterial malinj);
-Prekje kardiake: çrregullimet e ritmit, miokarditi.
Për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes, shenjat klinike dhe ato laboratorike të identifikuara,
përfshijnë:
- Duart edematoze;
- Fenomeni i Raynaud-it;
- Prania e antitrupave anti-Scl70 ose anticentromere dhe modeli i sklerodermës;
- Një ndryshim tipik i kapilarëve;
Konsultohu me reumatologët tanë lidhur me këto problematika!