Sindroma Sheehan

Gjendra hypofizare zmadhohet gjatë shtatzanisë dhe është e predispozuar për infarkt ose hemoragji, për
shkak të luhatjeve të tensionit. Dëmtimi mund të jetë i lehtë ose i rëndë, mund të prekë sekretimin e
një, disa ose të gjithë hormoneve.
Është një komplikacion i rrallë por i rëndë.
Mundësia për hemorragji massive pas lindjes është e lartë sepse në barrat e vonuara qarkullimi sanguin
uterin është 500 – 700 mL/min dhe është përgjegjëse për 15% të hedhjes kardiake.
Shkaqet:

  • Humbje e tonusit uterin
  • Trauma
  • Çrregullime te koagulimit


Diagnoza përcaktohet në bazë të simptomave klinike, të cilat mund të jenë akute /kronike
Akute:

  • Mungesë Laktacioni
  • Rënie e tensionit
  • Shpeshtim i rrahjeve të zemrës
  • Rënie e nivelit të sheqerit në gjak
    Kronike
  • Mungesë Laktacioni
  • Humbje e qimeve
  • Mungesë e menseve
  • Humbja e libidos
  • Rënie e hormoneve të tiroides
  • Dëmtim i gjendres mbiveshkore

Ekzaminime të mundshme janë: Rezonanza e kokës (për të perjashtuar dhe shkaqe te tjera, për
shembull tumorale) dhe ekzaminime hormonale.

Trajtimi:
Hormono terapi zëvëndësuese: estrogjen, progesteron deri në moshën e menopauzës dhe zëvendësim i
hormoneve surenale dhe të tiroides gjatë gjithë jetës.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Hyrja e Spitalit: Selia qëndrore, Rr. Dritan Hoxha, Laprakë, Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Share:

Ju mirëpresim për konsulta dhe trajtime.

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë
Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]
Web: www.zoja.al

Poliambulanca Atë Luigji Monti
Rruga e Kavajës, Nr. 58
Tel: 04 2223 906 +355 / 04 2232 021
WhatsApp: +355 69 70 775 50
email: [email protected]

Të Rejat

Send Us A Message

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.