Sindroma e shpatullës së ngrirë është një patologji e karakterizuar nga dhimbja dhe ngurtësia,
ku fillimisht shfaqet inflamacioni. Me kalimin e kohës, një shpatull e ngrirë bëhet shumë e
vështirë për t’u lëvizur dhe trajtuar. Shenja dalluese e kësaj gjendjeje është që nuk lëviz dot
shpatullën.
Shpatullat e ngrira ndodhin në një pjesë të vogël të popullsisë dhe moshat e prekura më shumë
janë 40 -60 vjeç, kryesisht femrat.
Dhimbja e një shpatulle të ngrirë nuk është gjithmonë e njejtë, por është më e fortë në mëngjes
dhe gjatë lëvizjes së krahut. Dhimbja zakonisht ndihet në zonën e jashtme të shpatullës dhe
ndonjëherë në krah.
Disa nga faktorët e rrezikut për shpatull të ngrirë janë: trauma lokale, probleme neurologjike,
Parkinson, Alzheimer; problemet metabolike, diabeti, mosfunksionimi i tiroides; probleme
posturale që prekin kryesisht shpatullat;
Është gjithmonë e rëndësishme të kryhet një vlerësim specifik për çdo pamje klinike dhe për
çdo individ. Fizioterapistët tanë vlerësojnë disa elementë të cilët lidhen me:
- vendndodhjen e dhimbjes;
- lloji i dhimbjes së shpatullave;
- lëvizjet që shkaktojnë dhimbjen;
Pas bashkimit të të gjitha të dhënave, zhvillohet një plan terapeutik specifik dhe individual.
Plani terapeutik ndahet në tre faza:
- reduktimi i dhimbjes dhe inflamacionit, me përdorimin e terapive fizike dhe teknikave të terapisë manuale, osteopatisë dhe kinesiterapisë;
- rikuperimi i lëvizshmërisë, përveç teknikave të terapisë manuale, përfshihet edhe ushtrimi terapeutik;
- stabilizimi i simptomave, fokusimi i vëmendjes në rritjen e performancës motorike duke futur ushtrime me vështirësi në rritje.
Në ambjentet tona do të gjeni privatësi, profesionalizëm dhe ambjente sipas standardeve
evropiane.
Ju mirëpresim në klinikën tonë për konsulta dhe trajtime profesionale!