Urologjia
Urologjia është një specialitet kirurgjikal që merret me diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve që përfshijnë rrugët urinare, si për meshkuj edhe femra, si edhe organet riprodhuese te meshkujve. Kjo është bërë e mundur duke pasur një përqasje dhe njohuri të thella në fushat e mjekësisë interne, pediatrisë dhe gjinekologjisë.
Cilat janë patologjitë më shpesh të trajtuara nga Urologu?
Problemet me të cilat përballen më shpesh urologët janë:
- gurët në traktin urinar
- cistite intersticiale
- divertikula uretrale
- impotenca
- urinimi i pavullnetshëm
- steriliteti mashkullor
- infeksionet e rrugëve urinare
- hiperplasia beninje prostatike
- hipertensioni
- sëmundjet e gjëndrave mbiveshkore
- keqformimet kongenitale të rrugëve genitourinare
- sëmundjet renale në fazat e avancuara që kërkojnë dializë ose transplantim traumat në rrugët genitourinare
- tumoret e rrugëve genitourinare
- bllokim i rrugëve urinare
- varicocela
Ndër procedurat më të përdorura nga Urologu ne kushte poliambulatore përfshihen:
- biopsia transrektale e prostatës
- ekografia
- hulumtimi i zorrës së trashë
- test PSA
- urokultura
- urografi
Kur duhet të kërkoni një vizitë me Urologun?
Për të kontaktuar urologun, nuk është e nevojshme t’ju shfaqet një problem. Një vizitë nga urologu mund të ndihmojë në parandalimin e çrregullimeve të organeve genitale dhe të mbrojë seksualitetin. Për këtë ne rekomandojmë një vizitë gjatë pubertetit dhe çdo 1-3 vjet nga mosha 40 vjeçare e lart.
Një djalë i ri duhet të kontaktojë një urolog sa herë që ka të bëjë me kruarje, dhimbje, skuqje apo njolla në organet genitale apo simptoma të tjera që mund të jenë dyshim i një problemi në to.
Në rast të problemeve të traktit urinar, si burrat ashtu edhe gratë duhet të kontaktojnë një urolog në rastet e përsëritjes së shpeshtë të infeksioneve (me një frekuencë më të lartë se 3 herë në vit) ose simptoma të cilat nuk zhduken brënda 24-48 orëve të marrjes së antibiotikëve, në rast të dhimbjeve të vazhdueshme të fshikëzës, djegjes dhe nevojës për të urinuar shpesh pa qenë simptoma të cistitit.
Stafi mjekesor
Detajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]