Reumatologjia
Reumatologjia është dega e mjekësisë që merret me sëmundje reumatizmale, sëmundje të karakterizuara nga inflamacioni i kyçeve, muskujve, kockave dhe ndonjëherë organeve të tjera të brëndshme (veshkave, mushkërive, enëve të gjakut dhe trurit).
Çfarë bën mjeku reumatolog?
Reumatologu meret me diagnostikimin, trajtimin dhe menaxhimin nga pikëpamja mjekësore të pacientëve që vuajnë nga sëmundje reumatizmale, siç është artriti. Qëllimi i tij është ti sigurojë pacientit cilësinë më të mirë të mundshme të jetës jo vetëm duke përshkruar medikamente, trajtime ose vizita të tjera më të specializuara, por gjithashtu duke i treguar pacientit dhe familjarëve të tij mënyrën më të mirë për të bashkëjetuar me shqetësime të natyrës kronike.
Cilat janë patologjitë e trajtuara nga reumatologu?
Sëmundjet që trajtohen më shpesh nga reumatologu janë:
- reumatizma inflamatore, të tilla si reumatizma artikolare akute dhe artriti reumatoid
- konnectitis, për shembull lupus erythematosus sistemik, sindroma Sjögren, polymyositis, dermatomyositis, sclerodermia dhe vasculitis
- artriti i shkaktuar nga agjentët infektive, siç është sëmundja Lyme
- artropatitë për shkak të ndryshimeve metabolike, të tilla si Gotta spondiloarthropati
- sëmundje degjenerative të tilla si arthrosa
- reumatizmi ekstrartikolare, si fibromyalgia, bursitis dhe periarthritis
- sëmundjet e kockave, të tilla si osteoporoza, osteomalacia dhe sëmundja e Paget
- sëmundja e Raynaudit
- simptoma reumatike të shoqëruara me sëmundje të tjera
- sindroma paraneoplastike dhe disa neoplazi
Cilat janë procedurat më të përdorura nga reumatologu?
Reumatologu mund të përdorë shumë procedura të ndryshme për të diagnostikuar dhe trajtuar reumatizmën. Ndër më të përdorurat janë:
- testet e gjakut
- testet e urinës
- radiografia
- ekografia osteoartikolare
- infiltrim në artikolacione si(gjuri,shpatulla,koksofemorale)
- TAC
- RM
Ai mund të përshkruajë ilaçe dhe të rekomandojë pushimin, aktivitetin e duhur fizik, ushqimin e balancuar, metodat për të ulur stresin, përdorimin e një mbrojtësi të përshtatshëm ndaj diellit,dhe nëse është e nevojshme,një ndërhyrje kirurgjikale.
Kur duhet të kërkoni një vizitë me reumatologun?
Duke identifikuar një sëmundje reumatizmale në kohë, komplikimet e saj afatgjata mund të minimizohen. Prandaj është e rëndësishme të kontaktoni një reumatolog në rast të:
- ënjtje të artikulacioneve;
- dobësi;
- dhimbje koke (ndoshta me probleme të shikimit) ose temperaturë të lidhur me sediment të lartë;
- gishta të bardhë ose blu, sidomos nëse janë të shoqëruara me ulceracione;
- shfaqje të ënjtjes dhe tension në lëkurën e duarve dhe të këmbëve;
- Skuqjet e lëkurës të lidhura me dhimbje ose temperaturë në artikulacione;
- Bllokim ose dhimbje të shtyllës kurrizore që rëndohet më shumë në mëngjes dhe pakësohet me rritjen e aktivitetit fizik gjatë ditës.
Stafi mjekesor
Detajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]