Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Radiologjia Intervencionuese

Qendra e Radiologjisë Intervencionuese

Qendra e Radiologjisë Intervencionuese është një specialitet modern që është hapur për herë të parë në Shqipëri në Spitalin Katolik Zoja e Këshillit të Mirë,nën drejtimin e Prof.Asc. Ilirian Laçi, Radiolog Interventist. Shërbimi i Radiologjisë Intervencionuese diagnostikon dhe trajton një gamë të gjerë sëmundjesh përmes procedurave minimale invazive, të drejtuara nga imazheria (Eko, CT, Angiografi). Këto procedura realizohen pa kirurgji të hapur, me prerje shumë të vogla, duke ofruar më pak dhimbje, rrezik më të ulët komplikacionesh dhe rikuperim më të shpejtë. Pacientet trajtohen me anestezi lokale dhe qëndrojnë në spital deri 24 orë.

Bashkepunimi ndërdisiplinar ofron mundësi të trajtimit të patologjive të ndryshme duke ofruar radiologjinë intervencionuese si alternativë inovative dhe eficiente për patologji të tjera si më poshtë:

Ablacionet Tumorale – Trajtim Minimal Invaziv i Tumoreve

Ablacioni është një metodë moderne që shkatërron qelizat tumorale pa nevojën e operacionit klasik.

Cryoablation (Ablacion me Ngrirje)

  • Tumore renale (Renal cell carcinoma, etj)
  • Tumore hepatike (Hepatokarcinoma, metastaza, etj)
  • Tumore pulmonare (Adenokarcinoma pulmonare, metastaza, etj)
  • Lezione muskuloskeletike (Osteid osteoma, tumore të tjera muskuloskeletike)

Microwave Ablation (Ablacion me Mikrovalë)

  • Tumore hepatike (Hepatokarcinoma, metastaza, etj)
  • Tumore renale (Renal cell carcinoma, etj)
  • Tumore pulmonare (Adenokarcinoma pulmonare, metastaza, etj)
  • Lezione kockore dhe muskuloskeletike (Osteid osteoma, tumore të tjera muskuloskeletike)
  • Noduse të tiroides

Radiofrequency Ablation (RFA)

  • Tumore hepatike (Hepatokarcinoma, metastaza, etj)
  • Tumore renale (Renal cell carcinoma, etj)
  • Tumore pulmonare (Adenokarcinoma pulmonare, metastaza, etj)
  • Lezione muskuloskeletike (Osteid osteoma, tumore të tjera muskuloskeletike)

Procedurat kryhen nën kontrollin e Eko-s ose CT-së dhe zakonisht kërkojnë qëndrim të shkurtër në spital.

TACE – Trans Arterial Chemoembolization

Metodë e avancuar për trajtimin e tumoreve hepatike, ku kimioterapia administrohet drejtpërdrejt në arterien që ushqen tumorin, duke bllokuar njëkohësisht furnizimin me gjak të tij. Kjo teknikë rrit efektivitetin e trajtimit dhe redukton efektet anësore sistemike. Efekt i menjëhershëm, pa komplikacione, pa dhimbje, pa anestezi, e përsëritshme, qëndrim në spital deri 24 orë.

Trajtimi i Këmbës Diabetike

Përmes procedurave endovaskulare (angioplastikë, stentim) përmirësohet qarkullimi i gjakut në arteriet e gjymtyrëve të poshtme duke:

  • Ulur rrezikun e amputimit
  • Përshpejtuar shërimin e plagëve
  • Reduktuar dhimbjen

Efekt i menjëhershëm,me komplikacione të rralla, pa dhimbje, pa anestezi, qëndrim në spital deri 24 orë.

Embolizimet Terapeutike

Embolizimi i Miomave Uterine
Procedurë minimale invazive që trajton miomat pa kirurgji të hapur, duke bllokuar furnizimin me gjak të tyre. Avantazhet krahasuar me kirurgjinë gjinekologjike janë: nuk ka incision kirurgjikal, nuk ka nevojë për anestezi, nuk ndikon në fertilitet, qëndrimi në spital 24 orë.

Embolizimi i Arterieve Rektale për Trajtimin e Hemorroideve
Metodë moderne që redukton furnizimin me gjak të hemorroideve pa ndërhyrje kirurgjikale tradicionale. Efekt i menjëhershëm, pa komplikacione ,pa dhimbje, pa anestezi, pa terapi post operatore, qëndrim në spital deri 24 orë.

Embolizimi për Hipertrofinë Beninje të Prostatës
Trajtim minimal invaziv që redukton madhësinë e prostatës përmes bllokimit të arterieve që e ushqejnë. Efekt i menjëhershëm, pa komplikacione, pa dhimbje, pa anestezi, pa terapi post operatore, qëndrim në spital deri 24 orë.

Embolizimi i varikoceles testikulare
Trajtim minimal invaziv refluksit venoz në nivel të venave testikulare. Efekt në fertilitet, zhdukjen e dhimbjes, pa komplikacione, pa dhimbje, pa anestezi, pa terapi post operatore, qëndrim në spital deri 24 orë.

Trajtimi i Aneurizmave Vaskulare

Përmes teknikave endovaskulare moderne (stent-graft, coil), trajtohen aneurizmat arteriale
pa operacion të hapur, me rrezik më të ulët dhe rikuperim më të shpejtë.

Procedura të Tjera Intervencionuese
  • Drenimi i absceseve nën guidë imazherike
  • Sklerotizimi i cisteve (tiroide, hepatike, renale, etj.)
  • Biopsi të organeve të ndryshme (mëlçi, veshka, mushkëri, kockë, inde të buta)
  • Vendosje kateterësh dhe drenazhesh të ndryshëm
Avantazhet e Radiologjisë Intervencionuese
  • Procedura minimale invazive
  • Më pak dhimbje
  • Rikuperim i shpejtë
  • Qëndrim i shkurtër në spital
  • Rrezik më i ulët komplikacionesh

Radiolog

Prof. Asc. Ilirian Laçi

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.