Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Radiologji Dentare

Radiologji Dentare Diagnostikuese

Radiologjia është degë e Odontoiatrisë, e cila përdor teknologji fotografike për të diagnostikuar sëmundje, si dhe për kërkime shkencore. Radiologjia ka pësuar në pesëdhjetë vitet e fundit një zhvillim të jashtëzakonshëm falë dixhitalizimit te saj në diagnostike dhe terapeutike dhe sot zë një rol qëndror dhe thelbësor në diagnostikimin dhe trajtimin e pjesës më të madhe të sëmundjeve të njeriut.

Radiografitë në fushën e stomatologjisë bëhen në disa forma të cilat janë: radiografia ortopanoramike, radiografia endorale, teleradiografia (cefalometria)  latero-laterale dhe anterio-posteriore.

RADIOGRAFIA ORTOPANORAMIKE

Ortopanorameksi ose sic quhet ndryshe edhe radiografia panoramike e harkatave dentare, është një teknikë radiologjike që prodhon një imazh të dhëmbëve, të harkatave dentare dhe të bazave kockore të poshtme dhe të sipërme në një film.

Ky ekzaminim është i një rëndësie të madhe për të vlerësuar gjendjen e shëndetit oral para fillimit të trajtimit stomatologjik si dhe për identifikimin e patologjive të ndryshme që mund të shfaqen në kavitetin oral si: malformimet dentare, kistet dhe tumoret në alveolat  dhe në pjesët skelektrike që rrethojnë dhëmbin.

Në fushën pediatrike rëndësia e ekzekutimit të ortopanorameksit ngelet në evidentimin e fazës së zhvillimit të denticionit, zhvillimit të sythave të elementëve dentar, eruptimit së tyre dhe anomalive të ndryshme.

Ky ekzaminim përdoret më së shumti në vlerësimet odontoiatrike, por nuk përjashtohen rastet kur studjohet kompleksiteti i strukturave të gojës dhe evidentimi i patologjive kirurgjikale, onkologjike, otorinolaringologe dhe maxilo-faciale.

Ky vlerësim është një ekzaminim i lehtë për tu kryer dhe mbi të gjitha nuk shkakton dhimbje tek pacientet.

TELEKRANIO DHE CEFALOMETRIA

Teleradiografia është një egzaminim radiologjik, e cila kryhet  nën kërkesën e mjekut stomatolog me specialitet në ortodonti. Ky lloj ekzaminimi shërben për të vlerësuar anomalitë në zhvillimin dhe pozicionin e dhëmbëve dhe të kockave të nofullës së sipërme dhe të poshtme më qëllim për të parandaluar, eliminuar ose reduktuar anomali të tilla duke u përpjekur për të mbajtur nje ekuilibër të bazave kockore apo të elementëve dentare.

Në filmin e teleradiografisë duhet të jenë të dukshme në mënyrën më të mirë të mundshme strukturat kockore që më pas dentisti të jetë në gjendje të kryej analizat e duhura për përcaktimin e raporteve të bazave kockore, mënyrën se si janë të pozicionuar dhëmbet në bazat e tyre kockore dhe parashikimin e rritjes së pazientit.

Teleradiografia mund të kryhet në tre projeksione: latero-laterale, postero-anteriore dhe aksiale. Më i përdorur gjerësisht në diagnostikimin cefalometrik është latero-lateral.

RADIOGRAFIA ENDORALE

Radiografitë endorale shërbejnë për diagnostifikimin korrekt e më të detajuar të patologjive që i përket dhëmbit apo strukturave fshqinj të dhëmbit përkatës. Ky ekzaminim i lejon mjekut stomatolog të ketë informacione të detajuara nga 1 deri në maksimum 3 dhëmbëve në një film të vogël. Kjo është kthyer në një ndër metodat më të përdorura në klinikat stomatologjike.

Egzistojne 3 tipe të radiografisë endorale:

  • Radiografitë periakipale: që kryhet për një dhëmb ose dhe më shumë dhe që përdoret në endondonti.
  • Radiografitë  bite-wing: me një radiografi të vetme arrihet të vërehet si kurora e sipërme e dhëmbëve të sipërm edhe atyre poshtëm. Shpesh përdoret përpara vizitës për të evidentuar kariesin në ato sipërfaqe ku dhëmët janë në kontakt me njëri tjetrin.
  • Radiografitë oklusale: tregohet një vizion i përgjithshëm të harkatës në planin horizontal.

Rrezet që pacientët marrin gjatë ekzaminimit reduktohen masivisht kur kryhen me një aparat dixhital duke minimizuar në mënyrë të dukshme rrezet X të përthithura nga vet organizmi.

Në cdo rast është shumë e rëndësishme që kushdo nga pacientët që është shtatzanë duhet të vë në dijeni mjekun stomatolog ose radiologun, përpara se të kryej ketë ekzaminim pasi kjo mund të ndikoj në zhvillimin e fetusit.

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.