Onkologji
Shërbimi i onkologjisë do të synojë një kujdes global të të sëmurit me kancer duke i ofruar trajtim e ndjekje nga një ekip multidisplinar. Jo vetëm kujdes mjekësor, por edhe atë shpirtëror e psiko- social. Shërbimet e ofruara do të jenë:
- Onkologji mjekësore;
- Kujdes paliativ dhe terapi suporti.
Shërbimi do të jetë i organizuar në ambulator, spitalor-ditor, si dhe atë me shtretër disa ditor.
Do të ofrohet diagnozë e trajtim sistemik me kemioterapi, target-terapi, imunoterapi i tumoreve solide si:
- Kanceri i gjirit;
- Kanceri G-I dhe Kolo-rektal;
- Kanceri Kokë-qafë;
- Kanceri i T-Urogenital;
- Kanceri i T- Pulmonar;
- Kanceri i lëkurës dhe melanoma;
- Tumoret e indeve të buta dhe atij kockor.
Kujdesi paliativ dhe ai i terapisë së suportit do të ofrohet me anë të konsultave, shtrimeve ditore dhe disa ditore në pavion. Shërbimet mjekësore të ofruara do të jenë:
- Menaxhim i dhimbjes në të sëmurët me kancer;
- Transfuzion i gjakut dhe elementeve të tij;
- Drenim i likidit peritoneal e atij torakal;
- Menaxhim i të vjellave dhe simptomave të tjera të lidhura me efektet anësore të kemioterapisë.
- Kujdes për sistemet centrale venoze: lavazh Port a Cath e PICC line, etj.
Stafi mjekesor
Dr. Manjola Luzi
OnkologDetajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]