Dr. Manjola Luzi – Mjeke Onkologe
Dr. Manjola Luzi është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Tiranës, në vitin 2002.
Në vitin 2008 perfundon specializimin në Onkologji pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me vlerësimin 10/10.
Në vitin 2022 është certifikuar nga Universiteti i Ulmit, Gjermani dhe European School Of Oncology si Specialiste e Kancerit të Gjirit (Breast Cancer Specialist).
Në vitin 2009 ka kryer specializim pranë Shërbimit të Onkologjisë dhe “Centro Salute di Donna” në “Ospedale Guglielmo da Saliceto” di Piacenza, Itali.
Gjatë periudhës 2013-2014 Dr. Manjola Luzi ka kryer Specializim pranë Institutit Onkologjik të Zvicrës Italiane (IOSI) Bellinzona, me mbështetjen e Shkollës Evropiane të Onkologjisë (ESO).
Dr. Manjola Luzi ka një eksperiencë 18-vjeçare në fushën e Onkologjisë në diagnozën, trajtimin sistemik të tumoreve solide, ndjekjen dhe kujdesin Paliativ për të sëmurët me kancer. Ajo ka ofruar shërbimin e saj pranë disa strukturave publike e private në vend.
Në periudhen 2020-2022 ka mbajtur pozicionin e drejtueses së Klinikës së Onkologjisë pranë Spitalit Rajonal Durrës.
Në vitin 2005 ka qenë pjesë e grupit të punës në hartimin e Rregullores së funksionimit të Njësive të Kujdesit Paliativ në Spitalet Rajonale, e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë periudhës 2015-2022 Dr. Manjola Luzi ka qenë mjeke përgjegjëse e praktikave të studentëve të Universitetit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në lëndën Onkologji, pranë Spitalit Rajonal Durrës.
Gjithashtu ka kontribuar si pedagoge e jashtme pranë strukturave universitare private.
Në bashkëpunim me ESO (Europian School of Oncology) dhe PRiME England, ka qenë organizatore e një sërë aktivitetesh shkencore në fushën e Onkologjisë dhe Kujdesit Paliativ.
Gjatë periudhës 2020–2022 ka qenë Ambasadore e European School of Oncology (ESO) për Shqiperinë.
Dr. Manjola Luzi është anëtare e ESMO, ESO. Ajo është pjesëmarrëse aktive në kurse pas universitare në fushën e Onkologjisë dhe imazherisë së gjirit në konferenca brenda e jashtë vendit. Gjithashtu ka qene lektore ne nje sere aktivitetesh shkencore.
Dr. Manjola Luzi që prej vitit 2022 ushtron profesionin si Mjeke Onkologe pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.