Kirurgji e patologjive te gjirit
Ofrojmë shërbim në këto fusha:
- Fibroadenoma;
Është një tumor beninj i gjirit, i cili nuk jep dhimbje. Është karakteristikë e femrave në moshë të re dhe trajtohet në mënyrë kirurgjikale për dimensione më të mëdha se 2 cm.
- Tumor Fillodes;
Është një tumor beninj i gjirit, karakteristikë e femrave në moshë të re.
- Quadrantektomia + Linf. Sentinele;
Heqja e një pjese të gjirit (Quandrant) në mënyrë kirurgjikale në rastet e diagnostikimit me një tumor malinj të gjirit në dimensione jo të mëdha dhe kontrolli i linfonodave të sqetullës.
- Quadrantektomia + Diseksion limfatik;
Heqja e një pjese të gjirit (Quandrant) në mënyrë kirurgjikale në rastet e diagnostikimit me një tumor malinj të gjirit në dimensione jo të mëdha dhe zbrazja e të gjithë zinxhirit linfatik të sqetullës.
- Mastketomia totale + Diseksion limfatik;
Heqja radikale e gjirit në rast diagnostikimi me tumor malinj të gjirit dhe zbrazja e sqetullës.
- Tru-Cat Biopsi;
Është një metodë për të marrë disa qeliza nga formacione të dyshimta në gjendrën e gjirit, realizohet nën anestezi lokale me anë të një shiringe automatike.
- Citologji;
Metodë diagnostike kryesisht për sekrecionet e gjirit, por dhe për noduset.
Stafi mjekesor
Dr. Eliot Çule
Kirurg, Koordinator i Kirurgjisë së PërgjithshmeDetajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]