Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • DOKUMENTACIONI
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • FTESË PËR BASHKËPUNIM
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Kardiologjia

Kardiologjia është dega e mjekësisë që merret me studimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve që prekin zemrën dhe arteriet.

Çfarë bën mjeku kardiolog?

Kardiologu merret me diagnozën, trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve që prekin zemrën dhe arteriet.Persa i perket ndërhyrjeve kirurgjikale në sallën e operacionit, kryhen nga kardiokirurgu.

Cilat janë sëmundjet e trajtuara nga kardiologu?

Sëmundjet që trajtohen më shpesh nga kardiologu janë:

  • kardiomiopatia ishemike (infarkti)
  • insuficensa kardiake
  • angina pectoris
  • hipertensioni
  • aritmia
  • anomalitë kongenitale të zemrës
  • koronaropatite
  • atherosclerosis
Cilat janë procedurat më të përdorura nga kardiologët?

Vizita kardiologjike konsiston në pershkrimin e nje historie të saktë mjekësore, e ndjekur nga një ekzaminim objektiv që përfshin një kontroll të zemrës dhe një EKG.
Bazuar në informacionin e mbledhur, kardiologu mund ta konsiderojë të përshtatshme për të kryer ekzaminime të mëtejshme, duke përshkruar, për shembull:

  • ekokoloroppler kardiake
  • Prova e sforcos
  • EKG
  • Holter i Ritmit në 24 – 48 orë
  • Holter i Presionit 24 orësh
Kur mund të kërkoni një takim me kardiologun?

Është e rekomanduar për të kërkuar një takim me kardiologun çdo herë që kemi të bëjmë me shenja ose simptoma që përfshijnë shëndetin e zemrës,duke kerkuar nga mjeku juaj t’ju rekomandoje të konsultoheni me një kardiolog.Midis problemeve që duhet të na bëjnë të dyshojme përfshihen:

  • Kolesteroli i lartë
  • presioni i lartë i gjakut
  • dhimbje dhe besdisje në gjoks, tek supet, qafa, krahët , veçanërisht në qoftë se kanë tendencë të përkeqësohen dhe të mos përmirësohen edhe pas nje pushimi.Në qoftë se ata janë të lidhur me djersitje intensive, zbehje, peshtjellime ose të vjella, marrjemendsh ose renie te fiket, rrahje zemre te parregullta ose palpitacione, vështirësi në gëlltitje dhe presion të ulët të gjakut.

Një vizite Kardiologjike rekomandohet edhe në rast të predispozicionit familjar të problemeve kardiovaskulare dhe në rast të diabetit, shtatzënisë ne rrezik, preeclampsia. Së fundmi, është praktikë e mirë të kërkoni një kontroll te zemres nëse pini duhan ose jeni ish duhanpires dhe kur keni ndërmend të filloni një lloj të ri të aktivitetit fizik pas 40 vjetësh.

Çfarë është Prova ushtrimore?

Prova ushtrimore është një ekzaminim cardia i cili kryhet përtë hetuar nëse ka sëmundje kardio vaskulare. Ajo arrin të sigurojë një information të detajuar se si i pergjigjet zemra juaj sforcos fizike. Prova ushtrimore mund të kryhet me metoda të ndryshme si për shembull duke ecur në një tapet (treadmill) ose duke pedaluar një bicikletë (cikloergometri). Gjatë kësaj sforcoje fizike me nivele të ndyshme vështirësie bëhet një monitorim i elektrokardiogramës tuaj, ritmit dhe presionit arterial.

Përse kryhet Prova Ushtrimore?

Mjeku mund të kërkojë provën ushtrimore për disa arsye:

  1. Për të hetuar mundësinë e sëmundjes së arterieve koronare. Pra,për të vlerësur nëse zemrajuaj furnizohet normalisht me gjak gjatë sforcimit fizik, duke ndjekur elektrokardiogramën apo ankesat tuaja.
  2. Për të kontrolluar pas një periudhe kohe efektivitetin e proceduarave të kryera në rast sëmundjesh të arterieve koronare.
  3. Për të identifikuar crregullime të ritmit.
  4. Për të përcaktuar një prag shtrimor të sigurtë.
Si duhet të përgatiteni përpara një Prove Ushtrimore?

Përpara një prove ushtrimore ju duhet të merrni kontakt me mjekun tuaj rekomandues. Në përgjithësi përpara një prove ushtrimore duhen ndjekur disa rekomandime:

  1. Të mos ushqeheni 2 deri4 orë përpara ekzaminimit. Mund të pini ujë.
  2. Të mos pini lëngje me përmbajtje kafeine dhe mos pini duhan 12 h përpara ekzaminimit, pasi ato mund të interferojnë në rezultatet e provës.
  3. Këshillohuni me mjekun se cilët medikamente kardiake duhet të merrni dhe cilët duhet të ndërprisni përpara provës.
  4. Nëse jeni përdorues pompe për probleme të mushkrisë apo alergjisë, merrini ato me vete ditën e ekzaminimit.
  5. Nëse jeni diabetik dhe mjekoheni me insulinë duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për dozën e insulinës. Në përgjithësi, ditën e ekzaminimit mund të konsumoni një vakt të lehtë 4 ore para dhe të bëni gjysmën e dozës së zakonshme të insulinës. Pas kryerjes së procedures mund të planifikoni që të ushqeheni normalisht.
Çfarë ndodh gjatë proves ushtrimore?

Përpara se të filloni proven ushtrimore, infermieri apo tekniku specialist do të pastroj kraharorin tuaj dhe do të vendosi disa elektroda të vogla të cilat do të regjistrojnë ritmin tuaj gjatë sforcos fizike. Më pas kardiologu do tju udhëzojnë për mënyrën se si do të kryhet prova, pra ju duhet të ecni në një tapet rrotullues I cili ndryshon shpejtësi gradualisht ose të pedaloni mbi një biciklete.Gjatë gjithë kësaj kohe ndiqet ritmi juaj dhe tensioni arterial. Cdo ankesë tuajën gjatë sforcos ju duhet t’ja referoni kardiologut që kryen ekzaminimin. Sforcoja kryhet në përputhje me moshën tuaj dhe arsyen e kryerjes së provës. Në përgjithësi inkurajoheni që të punoni sa më shumë të jetë e mundur. Ju mund të ndërprisni vazhdimin e sforcos në cdo moment nëse nuk mundeni më ose ndërprerja bëhet nga mjeku kur ka arritur paramentrat e kërkuar.Kohëzgjatja e sforcimit mund të arrije nga 15 – 20 minuta.

Cilat jane çrregullimet e mundshme gjatë dhe/ose pas Proves se sforcos?

Gjatë testit është e rëndësishme që t’i komunikoni Kardiologut ndonjë simptomë të tillë si:dhimbje në kraharor,veshtiresi e papritur e frymëmarrjes, ndjenjën e dështimit, palpitacione.

Cilat janë komplikacionet e mundshme?

Testi i sforcos është një test normalisht i mirëpritur dhe komplikacionet janë shumë të rralla.
Këto përfshijnë kryesisht isheminë kardiake të përkohshme dhe çrregullime të ritmit kardiak siç janë fibrilacioni atrial ose arrhythmia ventrikulare. Fillimin e infarktit të miokardit gjatë ekzekutimit te proves se sforcos, edhe pse e përshkruar në literaturen mjekesore, është jashtëzakonisht e rrallë.
Prova e sforcos do të kryhet në një mjedis te mbrojtur të pajisur me të gjitha pajisjet terapeutike të nevojshme për menaxhimin e çdo situate komplikacioni te mundshme dhe në prani të personelit kompetent mjekësor dhe infermieristik, i trajnuar në mënyrë te vazhdueshme në
menaxhimin e emergjencave.

Pervec Proves se sforcos a ekzistojne alternativa te tjera?

Prova e sforcos është i vetmi test me të cilin është e mundur të vlerësohet prirja e presionit arterioz dhe frekuenca e zemrës gjatë ushtrimit fizik dhe për të identifikuar praninë e aritmisë kardiake të shkaktuara nga sforco. Sa i përket diagnozës së ishemisë kardiake, ekzistojnë ekzaminime alternative që parashikojne marjen e barnave, me efekte anësore të mundshme, ose shintigrafia e miokardit.

Cilat janë pasojat e mundshme të mos ekzekutimit të Proves Ushtrimore?

Nëse vendosni të mos i nënshtroheni kesaj prove, Ju informojmë se kjo zgjedhje mund ta bëjë më të vështirë diagnozën dhe kurimin optimal të rastit tuaj.
Nëse informacioni që keni marrë nuk ju duket i qartë ose nëse keni nevojë për më shumë shpjegime, kërkoni një diskutim të mëtejshëm me mjekun. Mund të jetë e dobishme për të bërë një listë të pyetjeve që dëshironi ti kërkoni mjekut,duke u shoqëruar nga një familjar (ose një person tjetër qe ju I besoni).
Është e drejta juaj për të kërkuar shpjegime, sepse është e rëndësishme që ju të jeni te vetëdijshem se si do të kryhet trajtimi dhe çfarë pasojash do të ketë për ju Nëse mendoni se nuk jeni ne gjendje të vendosni menjëherë, gjithmonë mund të kërkoni që t’ju lihet kohë për të reflektuar.
Ju lutemi jepni pëlqimin tuaj për ekzekutimin e ekzaminimit / terapisë me ndërgjegje te plote dhe te lirë, duke e ditur se ju keni mundësinë të revokoni pëlqimin e dhënë në çdo kohë.

Rezultatet

Pasi përfundoni sforcimin fizik,mjeku kardiolog studion elektrokardiogramën tuaj ushtrimore ku vë re reagimet apo ndryshimet dhe ju komunikon rezultatet e saj.

Kardiolog

Dr. Korina Popa

Kardiolog

Dr. Ervina Shirka

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.