Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • STRUKTURA ORGANIZATIVE
    • RREGULLORE & PROCEDURA
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
    • FTESË PËR BASHKËPUNIM
    • PRIVACY POLICY
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Implantologji Dentare

Implantologjia dentare është një nga trajtimet më moderne në stomatologji, e cila përdoret për të zëvendësuar dhëmbët e munguar, si në rastet e humbjes së pjesshme ashtu edhe të plotë të dhëmbëve. Falë implanteve dentare, pacienti mund të rikthejë një buzëqeshje natyrale, përtypje të sigurt dhe një protezë fikse funksionale dhe estetike.

Çfarë është implanti dentar?

Implanti dentar është një vidë titani biokompatibël, e cila vendoset në kockën e nofullës për të simuluar rrënjën natyrale të dhëmbit. Më pas, mbi implant vendoset kurora (dhëmbi artificial) ose proteza fikse.

Suksesi i implanteve dentare është shumë i lartë dhe në shumicën e rasteve arrin 95–98%.

Faza e osteointegrimit

Pas vendosjes së implantit, është e nevojshme një periudhë shërimi që quhet osteointegrim, ku implanti bashkohet në mënyrë të qëndrueshme me kockën.

Në varësi të rastit, kjo periudhë zgjat zakonisht 3–6 muaj. Gjatë kësaj kohe, pacienti mund të pajiset me një protezë provizore, deri në vendosjen e protezës definitive.

Implante me ngarkim të menjëhershëm (brenda 24 orëve)

Sot, falë teknologjisë moderne, në raste të përzgjedhura mund të aplikohet edhe teknika e implantit me ngarkim të menjëhershëm, ku vendosja e implantit dhe kurorave provizore mund të realizohet në më pak se 24 orë.

Rigjenerimi kockor

Në disa pacientë mund të ketë mungesë të volumit të kockës. Në këto raste, para vendosjes së implantit mund të kryhet një procedurë e quajtur rigjenerim kockor, e cila e bën implantologjinë të mundur edhe në situata më komplekse.

Avantazhet e implanteve dentare

Avantazhet e implanteve dentare

Implantet dentare ofrojnë shumë përfitime:

  • Parandalojnë resorbimin e kockës dhe ndryshimet në profilin e fytyrës
  • Ruajnë dhëmbët fqinj, pasi nuk kërkojnë preparim si ura dentare
  • Janë të qëndrueshme dhe nuk lëvizin si protezat e lëvizshme
  • Ofron rehati, siguri dhe ndjesi natyrale gjatë të ngrënit dhe të folurit
  • Me kujdes të mirë, implantet mund të zgjasin për shumë vite
Implantologjia në Klinikën Universitare Stomatologjike “Zoja e Këshillit të Mirë”

Implantologjia kryhet pranë Klinikës Stomatologjike Universitare “Zoja e Këshillit të Mirë”, duke respektuar standardet më të larta higjeno-sanitare dhe protokollet e sigurisë.

Çdo trajtim realizohet pas një vlerësimi të detajuar dhe planifikimi të personalizuar për çdo pacient. Në klinikën tonë, planifikimi implantologjik kryhet gjithmonë me radiologji 3D – CBCT, e cila mundëson një diagnostikim më të saktë, matje të detajuara të kockës dhe rritje të sigurisë gjatë ndërhyrjes.

Për të garantuar cilësi dhe rezultate afatgjata, ne përdorim implante dentare të certifikuara, nga markat më të njohura dhe më të besueshme ndërkombëtare, të cilat plotësojnë standardet më të larta të sigurisë dhe biokompatibilitetit.

Qëllimi ynë është të ofrojmë trajtime implantologjike të sigurta, funksionale dhe estetike, me rezultate të qëndrueshme në kohë.

Mjek Stomatolog, Protezist implantolog

Dr. Shefqet Mulla

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të Mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.