Skip to content
+355 445 05 004
+355 69 70 77 550
PRENOTO ONLINE

ALB | ENG

Facebook Instagram Youtube
  • SPITALI KATOLIK ZKM
    • HISTORIKU
    • VIZIONI DHE MISIONI
    • VLERAT TONA
    • DOKUMENTACIONI
    • BASHKËPUNIMI ME UNIZKM
    • KARRIERA
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
    • PATOLOGJITË MJEKËSORE
    • VLERËSIMET DHE OPINIONET E PACIENTËVE
    • PIKAT E MARRJES SË GJAKUT
    • CHECK UP
    • PAKETAT SHËNDETËSORE
    • MËNYRAT E PRENOTIMIT TË VIZITËS
    • ORARET E SHËRBIMEVE
    • ADRESA DHE MËNYRAT E MBËRRITJES
  • FTESË PËR BASHKËPUNIM
  • KONTAKT
+355 445 05 004
+355 697077550
Facebook Instagram Youtube

ALB | ENG

  • SPITALI KATOLIK ZKM
  • SHËRBIMET MJEKËSORE
  • STAFI MJEKËSOR
  • PACIENTË DHE VIZITORË
  • KONTAKT
Logo-SKZKM-2022-me-tagline

Dermatologji

Çfarë është vizita dermatologjike?

Vizita dermatologjike është një kontroll i rëndësishëm për të diagnostikuar ose monitoruar një shqetësim të karakterit dermatologjik. Përveç problemeve të sëmundjeve të lëkurës që tashmë janë të njohura, që në marrëveshje me specialistin do t’i nënshtrohen kontrolleve periodike, mund të rekomandoheni nga mjeku juaj për tek dermatologu për të konstatuar natyrën e simptomave të tilla si anomalitë e nivelit të një nishani; prania e skuqjeve të ndryshme; praninë e angioedemave të shoqëruara ose jo nga dhimbje; kruajtje e vazhdueshme; ndryshimi i ngjyrës dhe konsistencës së lëkurës.

Cili është qëllimi i një vizite dermatologjike?

Vizita dermatologjike është e nevojshme për të diagnostikuar dhe trajtuar sëmundjet e lëkurës (dermatite, ekzema, urtikaria, eritema, puçrra te fytyres, psoriasis, vitiligo etj, ose për të monitoruar evolucionin e mundshëm të sëmundjes së lëkurës tashmë të diagnostikuar.

Si bëhet vizita dermatologjike?

Në pjesën e parë të vizitës dermatologu do të kryejë historinë mjekësore të pacientit, duke mbledhur të gjitha informatat në lidhje me historinë dhe stilin e jetës së pacientit (të ushqyerit, pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, niveli i aktivitetit / pasivitetit fizik, patologjive të tjera, raste të tjera në familje të sëmundjeve dermatologjike, marrja e ndonjë medikamenti) si dhe (pamja, kohëzgjatja dhe karakteristikat e simptomave).

Në pjesën e dytë të vizitës dermatologu do të shqyrtojë problematikat e lëkurës që kanë shtyrë pacientin të kryejë vizitën.Në rastet e një dyshimi në vendosjen e diagnozës dermatologu mund ti kërkojë pacientit tu nënshtrohet ekzaminimeve më të hollësishme të tilla si:teste alergjie, te lëkurës, biopsi, ose analiza të gjakut,etj.

Shërbime në repartin e Dermatologjise:

  • Videodermatoskopia
  • Patch Test,
  • Krioterapia me azot të lëngët
  • Peeling
  • Biopsia e lëkurës
  • Injeksione etj.

 

Çfarë është videodermatoskopia e kompjuterizuar dixhitale?

Videodermatoskopia dixhitale e kompjuterizuar është një metodë jo invazive që ju lejon të vëzhgoni lëkurën me imtësi dhe të ruajë imazhet e fituara. Një aparat fotografik dixhital përdoret për të zmadhuar dhe vlerësuar strukturat më ne thellesi të lëkurës që nuk duken me sy të lirë.

Per çfarë sherben videodermatoskopia?

E aplikuar në kontrollin e nishaneve, videodermatoskopja dixhitale e kompjuterizuar lejon të kryejë një përcaktim të saktë të hartes se nishaneve dhe të kontrollojë evolucionin e tyre me kalimin e kohës, si dhe të kryejë diagnozën e hershme të të gjithë tumoreve të lëkurës.

Në veçanti, në dhjetëvjeçarin e fundit, videodermatoskopia është afirmuar si një ekzaminim thelbësor joinvaziv për diagnozën diferenciale midis një nishani të zakonshëm dhe melanomës.

Çfarë është Patch test?

Patch test është një mjet themelor diagnostik për diagnozën e dermatiteve të kontaktit.
Për cfare shërben ky ekzaminim?
Patch testi lejon të dallosh dermatitet irrituese të lëkurës nga ato alergjike të kontaktit. Ajo kryhet në një mjedis ambulator, duke aplikuar disa ankerplaste në lëkurën e pacientit, të cilat hiqen 48-72 orëve pas aplikimit. Për të kryer patch testin janë përdorur panele të përbëra nga substanca të ndryshme,të cilat janë të gatshme si qeliza më vete të një materiali joalergjik,të fiksuar në një ankerplast që vendoset në pjesën e kurrizit. Pas 48-72 orë ankerplastet hiqen dhe dokumentohet prania e ndonjë reaksioni alergjik (dermatit) në varësi te një ose më shumë vendeve të alergjizuara.Ato janë pjesë e substancave të panelit, me të cilat më së shpeshti jemi në kontakt, të tilla si metalet (nikel, kobalt, krom, etj), ngjyrues (para-fenil-endiamina, kuqe, blu e sfokusuar , etj), substancat e pranishme në parfume ( balsam peru, përzierje parfumesh, etj), konservantë (kathon), medikamente (benzocaine, kortizon mix, neomicina), në produktet e gomës (thiuram), në kozmetikë (Parabens). Gjatë kohës që bëhet patch-testi është e rëndësishme që të mos djersisni, mos e ekspozoni veten në diell dhe të tregohet kujdes të mos e lagni atë.

Normat e Pregatitjes dhe kohezgjatja e saj

Nuk është parashikuar ndonjë normë parapërgatitore. Kohëzgjatja e ekzaminimit është rreth 20minuta.

Dermatolog

Dok.Shk. Driada Harja

Dermatolog

Dr. Adriana Sinani

Dermatolog

Prof.Dr Ermira Vasili

476823945_1045373737627960_1168401918025826434_n
476384068_1046255304206470_2326194121204514244_n
476384325_1046102424221758_9058175419058828258_n
474486758_1034743635357637_2080677900872139781_n
PAKETAT MJEKËSORE – KONTROLLI PERIODIK PRANË SPITALIT KATOLIK ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË
Lexo më shumë
Kontakt

Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]

Follow us:

Facebook Instagram Youtube

Spitali Katolik Zoja e Këshillit të mirë - Përkushtuar Shëndetit Tënd

Çdo ditë pranë jush, me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm nga ekspertë të mjekësisë shqiptaro-italiane.
Selia–Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga Ana Komnena, Nr. 74, Tel: +355 445 05 004 WhatsApp: +355 69 70 77 550 E-mail: [email protected]

Copyright © Catholic Hospital Our Lady of Good Counsel

Facebook Instagram Youtube

KERKO NJE PREVENTIV FALAS

Ju duhet të prenotoni me telefon ose personalisht ekzaminimet për specialitetet të cilat janë në ditë dhe orare të caktuara të javës.