Alergologji
“Kur sistemi imunitar i një personi njeh substancave të padëmshme në mjedis, si të dëmshme, quhet alergji. Këto substanca njihen si alergen dhe gjenden pluhurin e shtepise, kafshët shtëpiake, polene, insektet, pleshtat, mykrat, ushqime dhe disa medikamente.
Alergjitë prekin rreth 1 në 4 njerëz gjate gjithe jetes se tyre. Ka shumë shkaqe të ndryshme të alergjisë dhe simptomat ndryshojnë nga me të lehtat, në potencialisht kërcënuese për jetën. Per shumicen e formave te alergjise ekzistojne dhe njihen mundesi te parandalimi efektiv si dhe trajtimit definitiv.
Çfarë pacientësh vizitojne sherbimin tone te Alerologjise?
Fëmijët dhe të rriturit me probleme të ndryshme alergjike ia kanë besuar shëndetin e tyre klinikës tonë.
Cdo dite shohim ne kliniken tone paciente qe vuajne nga; Astma bronkiale, riniti alergjik dhe Rhino-Konjuctiviti alergjik, dermatiti atopik, urtikaria, angioedema, alergjia ushqimore, semundja celiake – sëmundja autoimune e glutenit, alergjia nga medikamentet si dhe alergjia nga venomi/helmi I insekteve si bleta, grenza.
Sherbimet qe ofrojme:
Skin Prick Test – Provat e alergjise ne lekure per identifikimin si shkakatare te alergjise te alergeneve te ajrit, alergeneve te ushqimeve, disa medikamenteve si dhe helmit te bletes dhe grenzave.
Testimi i lëkurës së lëkurës është një procedurë e domosdoshme për të konfirmuar sensibilizimin në sëmundjen alergjike të ndërmjetësuar nga IgE, kryesisht në pacientet me rhinoconjunktivit, astma, urtikaria, anafilaksi, ekzemë atopike dhe alergjite ushqimore si dhe medikamentoze.
Testet e alergjise ne lëkurë kryhen zakonisht në parakrahin e brendshëm.
Së pari, alergologu do te kryeje dizinfektimin e lekures se parakrahut tuaj me alkool. Me pas do te pikohet cdo allergen ne forme te lengshshme tek vendet e vijezuara me stilolaps. Me nje lancete te kalibruar do te behet nje gervishtje e lehte mbi cdo pike, me qellim futjen e alergeneve ne lekure. (Pickimi eshte shume siperfaqesor, nuk shkakton gjakrrjedhje.)
Ky test mundeson marrjen e rezultatit brenda 15-20 minutash. Ne disa paciente me alergji ushqimore, ky test kryhet duke perdorur ushqimet natyrale si alergene mbi lekure.
Testi Intradermal/ Testi i nen-lekures
Injeksione intradermale bëhen duke injektuar një sasi të vogël të alergjenit nën sipërfaqen e lëkurës. Testi kryhet për të vlerësuar alergjitë ndaj medikamenteve si penicilina apo helmi i bletës.
Në pacientët me urtikarie kronike, ky test kryhet me serumin autolog te perpunuar nga gjaku i vete pacientit.
Ky test nuk eshte I dhimbshem dhe nuk shkakton hemorragji perderi sa injektimi behet ne nivel shume siperfaqesor.
Patch test/ Testi i ngjitesave
Testi i ngjitesave ne lekure është një metodë e përdorur për të përcaktuar nëse një substancë specifike shkakton demtimin alergjik të lëkurës së pacientit. Çdo individ i dyshuar për dermatit alergjik kontakti ose dermatit atopik ka nevojë për testimin me patch – test.
Kimikatet e përfshira në paketën e provës patch janë shkaktaret e përafërsisht 85%-90%të ekzemës alergjike te kontaktit. Cdo ngjites permban 10 dhomeza te vogla ku pikohen kimikate të pranishme në metale (p.sh. nikeli), produkte gome, lëkurë, formaldehid, lanolinë, aroma, produkte kozmetike, produktet e higjenes, produktet e parukerive, produktet farmaceutikë, ushqime, pije, konservante dhe aditivë të tjerë si ushqimore dhe industriale.
⃰ Të gjitha testet e mësipërme rekomandohen dhe kryhen vetëm nga alergologu
Para aplikimit të testeve të mësipërme, pacientët duhet te mos jene trajtuar minimalisht prej 3 ditesh me antihistaminike.
Funksioni Respirator Pulmonar – Spirometria
Spirometria përdoret për të percaktuar funksionin bazal të mushkërive, për të vlerësuar veshtiresine ne frymemarrje, për të detektuar sëmundjet e mushkërive, për të monitoruar efektet e terapive të përdorura për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, për të vlerësuar shkallen e bllokimit bronkial, për të vlerësuar rrezikun operativ si dhe për monitorimin e sëmundjeve pulmonare profesionale.
Imunoterapia Specifike ose Vaksinimi per Alergjine
Specialisti mund te rekomandoje Vaksinimin per Alergjine ose Imunoterapine Specifike per kontrollimin sa me te mire te semundjeve alergjike si rhinit, asthma, anafilaksia nga insektet. Qëllimi i aplikimit te imunoterapise është zvogëlimi i simptomave alergjike ose astmatike duke e bërë pacientin te vuaje me pak nga alergjia e diagnostikuar.. Shumica e njerëzve përfitojnë nga kjo terapi.
Injeksione alergjike administrohen nën mbikëqyrjen e mjekut. Ato jepen si pjesë e trajtimit të alergjisë, zakonisht bashkengjitur gjithe masave te tjera si shmangia e alergeneve kur eshte e mundur apo evitimi i disa medikamenteve qe ndikojne ne perkeqesimin e simptomave.
Stafi mjekesor
Detajet e njësisë operative
Vendndodhja: Rruga Ana Komnena, Nr. 74
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: [email protected]