Alergologjia
Shërbimi i Alergologjisë mundëson diagnostikim, trajtim dhe menaxhim të:
- sëmundjeve alergjike respiratore si rrufa alergjike e astma bronkiale;
- patologjive alergjike kutane (në lëkurë);
- reaksioneve të sistemit imunitar ndaj substancave të ndryshme (alergenëve).
Ky shërbim ofron konsulta me mjek alergolog, si edhe:
- Ekzaminime në lëkurë: Intradermal test për medikamente të ndryshëm, si antibiotikë, antiinflamatorë, dhe anestetikë.
- Spirometri: Testi i vlerësimit të funksionit pulmonar për patologjitë alergjike, pulmonare dhe sistemike me prekje pulmonare.
- Imunoterapi alergenspecifike
- Ekzaminime laboratorike specifike për identifikimin e alergene shkaktarë të sëmundjeve.
Kontakt
Vendndodhja: Hyrja Rruga “Dritan Hoxha” dhe Rruga “Ana Komnena” 74, 1023 Tiranë
Tel: +355 445 05 004
WhatsApp: +355 69 70 77 550
E-mail: info@zoja.al



