Dr.Sh.M. Eris Mësonjësi është diplomuar pranë Fakultetit të Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Tiranës, viti 2003.

Ka kryer specializimin pasuniversitar në Alergologji dhe Imunologji Klinike pranë Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, Tirane, viti i diplomimit 2008.

Ka përfunduar programin e Doktoratures duke marrë vleresimin me Gradën Shkencore “Doktor” në fushën “Sëmundje të Brendshme” pranë Fakultetit të Mjekësise, Universiteti i Mjekësisë Tirane, viti 2016.

Prej vitit 2008 mban pozicionin e Pedagogut të jashtëm pranë Fakultetit të Mjekësisë, në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, Shërbimi i Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike.

Gjithashti, po nga viti 2008 ushtron profesionin e saj si mjek Alergolog dhe Imunolog Klinik pranë Shërbimit të Alergologjisë dhe Imunologjisë Klinike pranë Qendrës Spitalore Universitare Nene Tereza, Tiranë.

– Certifikuar për testet funksionale respiratore: European Spirometry Driving License: Knowledge and Competence in Spirometry Measurement mbeshtetur nga European Respiratory Society.

– Certifikim Evropian për ekzaminimin e Spirometrisë (Provave funksionale respiratore) 

– Post-Graduate Course për Spirometry: “Train the Trainer Programme” gjatë Kongresit Ndërkombëtar, organizuar nga Europian Respiratory Society, nga viti 2015.

Nga janari i vitit 2022 është Presidente e Shoqatës Shqiptare të Alergologjisë, Astmës dhe Imunologjise Klinike

Përfaqësuese Kombëtare e Shoqatës së Alergjisë Astmës dhe Imunologjisë Klinike pranë Akademisë Evropiane të Alergjise dhe Imunologjisë (EAACI).

Anëtare e Shoqatës Shqiptare të Alergologjise dhe Imunologjisë Klinke (SHSHAIK) e Akademisë Evropiane të Alergologjise dhe Imunologjisë Klinike (EAACI), Anëtare e Shoqatës Respiratore Evropiane (Europian Respiratory Society)

Pjesëmarrëse aktive në shumë aktivitete ndërkombëtare, si dhe organizatore dhe referuese në aktivitetet kombëtare në fushen e Alergologjisë.

Aktualisht Dr.Sh.M. Eris Mësonjësi është Mjek Alergolog part-time pranë Spitalit Katolik Zoja e Këshillit të Mirë.