Departamenti i Mjekësisë interne ofron shërbim vizitash dhe shtrimi për pacientët jo kirurgjikalë. Shtrimi i pacientëve në këtë departament ka si qëllim diagnostikimin e patologjive të ndryshme dhe trajtimin jo kirurgjikal të tyre.
- Në këtë kategori futen semundjet që prekin sisteme dhe aparate të ndryshme si:
- Aparati kardiovaskular dhe hipertensioni;
- Aparati tretës;
- Sistemi respirator;
- Aparati urinar;
- Sistemi endokrin dhe metabolizmi;
- Sëmundjet reumatizmale dhe autoimune;
- Sëmundjet neurodegjenerative;
- Sëmundjet tumorale.
Pjesën më të madhe të rasteve në këtë fushë e dominojnë sëmundjet kronike komplekse, për diagnostikimin dhe trajtimin e të cilave shpesh herë nevojitet një ekip ndërdisiplinar.