Sot, në repartin e ortodoncisë pranë Klinikës Stomatologjike Zoja e Këshillit të Mirë jemi me Dr.Françeska Vinjolli, e cila do të na prezantojë me një rast ortodontik të një pacienteje 11-vjeçare me malokluzion të klasës së II skeletrike si pasojë e retruzionit mandibularë të shoqëruar me një profil konveks.
Dr.Françeska Vinjolli na shpjegon rrugëtimin e kësaj pacienteje dhe rezultatin që është arritur nëpërmjet trajtimit ortodontik të tipit funksional.
Programimi i planeve të trajtimit pranë klinikës sonë bëhet nëpërmjet ekzaminimit objektiv të pacientit, studimit të detajuar të ekzaminimeve radiologjike, të imanzheve 3D që merren nëpërmjet skanerit intraoral dhe imazheve fotografike për të ofruar një diagnozë të saktë dhe trajtim të suksesshëm.
Për më tepër ju ftojmë të ndiqni videon!